“Binaj po përdoret nga Berisha”, analisti: Saliu i “shtrydh” individët që deklarohen të papërlyer

11 Tetor 2025, 09:04Politika TEMA
“Binaj po përdoret nga Berisha”, analisti: Saliu i

Analisti politik Indrit Vokshi foli për zgjedhjet e 9 nëntorit, dhe garën për Tiranën.

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Vokshi komentoi edhe kandidaturën e Florian Binajt, teksa tha se ky i fundit po përdoret nga Berisha.

Më tej shtoi se kreu i PD Sali Berisha gjithmonë ka arritur që të përdorë, apo “shtrydhë” individë që deklarohen të papërlyer.

“Mendohet se liderët e vjetër politik të Shqipërisë janë të konsumuar dhe çdo asocim mendojnë se u bëjnë dëm. Me Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut kanë pasur lëvizje. Vetëm në Shqipëri jemi po me këto fytyra.

Liderët e vjetër sa më shumë kalojnë kohë në pushtet, aq më shumë kërkojnë besnikëri dhe rehati personale. Mosdalja e Binajt në fushatë me Berishën, mund të ndikojë edhe për mirë në votë.

Nëse Binaj do të arrijë të marrë respektin e strukturës militantëve dhe në të njëjtën kohë të shmangë Berishën do të ishte një sjellje e duhur politikani, por nuk e dimë nëse do ta bëjë këtë”, nënvizoi ai.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Mire ja u ben qelbesirave, se kaq vlejne. Gallata do jete ne zgjedhjet e ardheshme te pergjithshme, kur non grata te kandidoje Zenin, Giten, Malltezin, Arminen dhe lukunine e mbesave, se vetem ata do I ngelen deri atehere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje