'Blof pas blofi doktor', Ardit Bido: U hoqën disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër

6 Prill 2025, 18:07Politika TEMA

'Blof pas blofi doktor', Ardit Bido: U hoqën disa logo nga

Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka vijuar t’u përgjigjet sulmeve të ardhura nga PD për zyrën e PS në Delvinë.

Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikoi një dokument ku KQZ i kërkon PS-së që të largojë zyrën elektorale të saj të vendosur pranë KZAZ-së në qytetin e Delvinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido thotë se zyra nuk është mbyllur, por thjesht u hoqën disa logo të PS nga zyra që do të vendosen diku tjetër. 

Ai deklaroi se PD i bënë këto sulme pasi është e frikësuar, pasi në këtë qytet nuk merr as 3 mandate. ‘Bllof pas bllofi, doktor, po mbyll vetëm derën tënde. O doktor, u përpoqe sot të na jepje një shfaqje tjetër me regji të lodhur. Përsëri doli Ina, jo se kishte dëshirë të fliste, por sepse ti nuk del më vetë. Dikush duhej të shpallte “fitoren e madhe”, triumfin që u hoqën disa logo nga një derë! U hoqën logot tona nga zyra, por së shpejti do të hiqen edhe tuajat.

E dimë të gjithë që në qytete të vogla nuk ka treqind metra bosh për të vendosur zyra elektorale. Por ankesa erdhi vetëm për Delvinën! Asnjë fjalë për Peqinin, Cërrikun, Koplikun, Tropojën… Doktor, të gjitha këto qytete i le rehat. Vetëm këtu bërtite. Si gjithmonë, kur ke frikë nga ajo që po vjen.  E vërteta është se doktori doli bllof, sepse nuk mbylli zyrën time, por zyrën e vet. Thjesht hoqi disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër. Inën mund ta nxjerrësh sa herë të duash, se lufton për mandatin e saj.

Por në këtë qytet, PD nuk merr më shumë se tri mandate. Këtu janë trojanët dhe këtë herë, do të zgjedhin njërin prej tyre. Është koha që Delvina të zgjedhë një zë të vetin që flet troç. Dhe këtë herë, ai zë do të dëgjohet. Në Parlament. Drejt e në sy. Mirupafshim, doktor! Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë', shkruan ai. 

9 Komente

  1. s
    super dylberi

    Rama nuk ka nevoje ta laje me bythen, sic ja ka mesuar Rexhepi, ka kohe qe ja lepin bido- cami.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bythqirat e Saleh serbit

      Ashtu siç ke pseudonimin ashtu je edhe ti vetë, dylber, pra bythqir lulishtesh.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bidon Dhalle

      Ik o bidonBytha qe u bere ti dhembeverdhe katnar te krahasohesh me Doktorin..ti shkon per nje nga bolet e Ramutit ,pse nuk rruhesh se dukesh si cjap Homo

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bidon Dhalle

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zagali

        Ju qe shani Bidon i rrofshi topet.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drenioti

          Ore jeni në terezi apo jo,po si i harruat krimet makabre të Sali96, Sali97,sali98,sali 2008,sali 2011, Sali uzinave,sali spitaleve, sali ushtrisë, sali kërmës që deri kur mori pushtetin në 92 e martoi dhe e bëri nuse SHQIPËRINË duke i hedhur VELLON E ZEZË, Sali maskarai i bëri atë të keqe Shqipërisë, që asnjë armik përveç ktij kërme nuk ja bëri.

          Përgjigjjuni
          1. U
            U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

            .....Dreniot ! Prandaj Vampiri tallet sepse e din qe nje pjese e pupullit vuan nga kujresa.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Patriot

            Me fat Delbina qe te ka kandidat! Ardit! Suksese!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Nuk e njoh kete Bidon vetem nepermjet tv sidomos nga rasti i Bejlerit.Duket kocke e forte dhe do te jete nje deputet qe nuk flet kot

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje