Britania e Madhe del në krah të Shqipërisë, kundër Iranit

7 Shtator 2022, 20:39Politika TEMA

Britania e Madhe del në krah të Shqipërisë, kundër

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot (e mërkurë 7 shtator) shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagesën e shërbimeve, rezervimin e takimeve mjekësore dhe regjistrimin e nxënësve.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) vlerëson se aktorët kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse me siguri përgjegjës për serinë e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së qeverisë shqiptare nga 15 korriku, të cilat shkaktuan ndikim të rëndësishëm në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të internetit të qeverisë.

Uebsajtet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë, si dhe 'e-Albania', një portal që shqiptarët përdorin për të aksesuar një sërë shërbimesh publike, u sulmuan dhe u mbyllën.

Sulmuesit zbuluan gjithashtu të dhëna të qeverisë shqiptare, duke përfshirë detaje të emaileve nga Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha:

“Veprimet e pamatura të Iranit treguan një shpërfillje të hapur për popullin shqiptar, duke kufizuar ashpër aftësinë e tij për të aksesuar shërbimet publike thelbësore. 

Mbretëria e Bashkuar po mbështet partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. 

Ne i bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit.”

1 Komente

  1. K
    Km

    Lajm i mire.Por Britannia do te bente mire ,meqe Ka Edhe Territor te bollshem ne komonuellthin e saj,te kerkonte cvendosjen e MEK nga shqiperia e varfera dhe pa breke ne bythe.Te tjerat Jane dengla,vetem luftenxitje,si gjithenje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje