
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi më Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ka vënë theksin tek problematikat që lidhen me uniformat blu, të cilat shpeshherë vijnë dhe për shkak të mosfunksionimit të Drejtësisë.
Rama tha se ngjarja e Himarës ku policia Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdija, ishte një ngjarje e rëndë që rëndon mbi uniformat blu.
Sipas tij Policia e Shtetit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore e kishin kallëzuar policin Tase për shkelje të ligjit, por atë e riktheu në detyrë Gjykata dhe një prokuror i pastroi dosjen, duke e nxjerrë të pafajshëm.
“Ka raste të dhimbshme gjithë këto vite ku policia ka harxhuar kohë, energji, ka rrezikuar edhe jetën për tu hedhur hekurat atyre që gjykata i ka nxjerrë në liri, për të rikthyer të njëjtat krime identike. Është mirë ta dinë të gjithë se edhe ai i paudhi i Himarës nuk duhet të ishte në Policinë e Shtetit jo për atë që bëri por sepse AMP e pati çuar në prokurori për tu ndjekur penalisht në shkelje të ligjit, Gjykata e rikthen në detyrë, dhe një prokuror që mori atë që meritonte u shkarkua nga vettingu, ia mbylli përfundimisht çështjen, dhe e pafajësoi duke e rifutur në trupën policore, që nuk ka se çfarë bën tjetër veçse të hapë derën kur tjetri del si dhunues i ligjit dhe rikthehet si i pastër dhe i pafajshëm nga njerëzit e ligjit.
Këto nuk janë justifikime, këto janë fakte, këto janë skandale të cilat policia i vuan, pjesa dërrmuese e Policisë që jeton me profesionin dhe pasionin e punës i vuan. Ne këtu qoftë Drejtuesi i radhës i Ministrisë së Brendshme apo unë i vuajmë dhe marrim kosto të pamerituar në këtë rast dhe për këto arsye. Ne u angazhuam si asnjëherë më përpara edhe për shkak të eksperiencës që ky të ishte sezoni turistik më i miri dhe më i sigurti dhe nga Velipoja në Sarandë falë angazhimit maksimal të ministrisë s Turizmit dhe Bashkive kemi një bregdet me një pastërti si asnjëherë më parë”, tha Rama.
Polici Rama, qe nuk fut hundet ne punet e shtetit te tij te kripur nga krimi, korrupsioni dhe mafja shteterore.
Çashtu Kalec çashtu !
I pafajshem me vendim gjykate. Komunisti derr rahman , nuk kupton apo dallon dot pasionet e tij nga ligji.
Heret a von drejtesia do te vihet ne vend
Drejtesia do te vihet ne vend per te gjithe
Sa gjyqtare te ulet nxjerrin te pafajshem ate qe eshte fajtor
Ai duhet te marre denimin maksimal
Shkaktar i tragjedis familjare Avdija do mund të ishte shmangur po të ishte refleksi babait të saj për një zhytje njëkohësisht me gocën në momentin e afrimit të rrezikut.
Ai duhet denu ne maksimum ai eshte nje njeri i poshter
Ai shkaterroi nje familje dhe duhet denuar ne maksimum
Gjykates te peshtire qe me ne fund moren ate qe meritonin
Bravo zoti rama dikush vendosi te thote te verteten per keta prokuror te korruptuar
E denon zoti po he… bravo ju qe jeni krah se drejtes
Jo te gjithe policet futen ne nje thes edhe pse ai llumi pati nje peshe negative mbi te tjeret por kjo sdo te thot qe jan gjithe te njejte. Suksese z. Rrumbullaku
Do kete dhe kshu lloj ka.lleqesh nga gjykata po per sa kohe e denon kryeministri gje pozitive eshte
Prokuroria dhe gjykata shume shpesh kane dhene vendime te gabuara,ca ti besh se kane ngelur ca miqte e saliut normal qe do ndodhi
rama po merr masat e duhura per permiresimin e sistemit te drejtesise i lumte
ai duhet te marre denimin me te rende per ngjarjen qe ndodhi
Shume turp per aktin qe kane bere. Ai duhet te marr denimin me maksimal
Nje drejtesi e korruptuar dhe mendoj se ata qe e mbeshteten kete ish polic te shkarkohen menjehere nga detyra
Ai polic duhet te ndeshkohet me maksimumin e merituar!
Nuk besoj se ka meshire per nje vrases si ai ne himare prandaj ajo ceshtje nuk duhet lene me kaq