
Në deklaratën për mediat, në përfundim të takimeve në kryesinë e Kuvendit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim komentoi edhe vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Ambasadorja tha se kur një aleat sulmohet SHBA-të do ndërmarrin veprime.
“Dua të theksoj rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Ne e kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë.
Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë që kur miku dhe aleati ynë Shqipëria është nën sulm SHBA do të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.
te na rroni juve pa, te ishte per bylldym çengelet shqipekare….. vaj medet
RRofsh moj Kimete, ku do mbyteshim pa ty.....lol
Koreja Veriut për SHBA - të dhe Irani për Shqipërinë, janë problem i gjallë, ku vetëm një përleshje ushtarake, do normalizonte marrdhëniet në nivel të duhur.