Presidenti italian vizitë dy ditore në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, zbardhet agjenda

7 Shtator 2022, 11:47Politika TEMA

Presidenti italian vizitë dy ditore në Shqipëri dhe

Presidenti italian, Sergio Matarrela pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita do të nisë ditën e sotme dhe do të zgjasë dy ditë, deri më 9 shtator.

Mbërritja në Tiranë është planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës së 7 shtatorit, e ndjekur nga një darkë private në rezidencën e ambasadorit italian në Shqipëri.

Të enjten, Mattarella do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

Në orën 12:00 Presidenti i Republikës do të pritet në selinë e qeverisë nga kryeministri Edi Rama. Në vijim është dreka e punës e ofruar nga presidenti shqiptar Begaj, për nder të kreut të shtetit italian.


Pasdite Mattarella do të vizitojë shkollën italiane në Tiranë dhe selinë e shoqërisë Dante Alighieri. Më pas, kreu i shtetit do të takojë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në Asamblenë Kombëtare në Tiranë dhe më pas do të ketë një takim në hotel Rogner me përfaqësues të komunitetit italian.

Nisja për në Shkup është planifikuar mbrëmjen e nesërme.

Dita e dytë e udhëtimit hapet me mbërritjen e Mattarellës në Villa Vodno, rezidenca zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të pritet nga homologu i tij, Stevo Pendarovski.

Në fund të takimit do të ketë disa deklarata për shtyp. Më vonë Mattarella do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në monumentin e Goce Dellçevit në Shkup. Gjatë paradites Mattarella do të pritet në Kuvendin Kombëtar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Presidenti më pas do të ketë një drekë pune të ofruar nga homologu i tij Pendarovski. Kreu i shtetit pasdite do të ketë takim në hotel me stafin e ambasadës italiane në Shkup dhe me përfaqësues të diasporës italiane.

Më pas Mattarella do të pritet në selinë e qeverisë nga kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Në përfundim të takimit është parashikuar transferimi në aeroport për kthimin e Presidentit të Republikës në Romë.

3 Komente

  1. B
    Bardha

    Po me salihin e like pordhen do takohet,nese nuk takohet shpellakve do nervozohen dhe planifikojne nje proteste ne janar o shkurt para wc ne nje rruge te Tiranes

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Sali pordhën dhe Like shurrën i paska lënë me gisht në gojë Matarela. Gjynsh që nuk do takohet me kto dy kokëloqe të mëdhaja të vendit të shqiponjave. Apo jua ka varur edhe Italia në qafë dekoratën "non grata" bajgave të opozitës ?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Italia vrau një biznesmen para tre ditësh, dhe thonë që jemi ne KATIVO.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje