Zbardhet drafti, cilat janë tre bashkitë e reja që propozon PD

6 Shtator 2022, 18:03Politika TEMA

Zbardhet drafti, cilat janë tre bashkitë e reja që propozon PD

Partia Demokratike ka gati draftin për reformën e re territoriale. Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm në Kuvend, Dhurata Çupi në një intervistë për ABC deklaron se drafti do t’i prezantohet fillimisht deputetëve dhe më pas do të jetë publik.

“Kemi një raport final, do ta prezantojmë ditën e enjte”.

Çupi prezanton për herë të parë bashkitë e reja që do të propozohen t’i shtohen ndarjes administrative të vendit.

“Ka propozime për Paskuqanin. Është një ishull midis dy njësive, është tejkaluar nga bashkia Tiranë. Apo Zall Herri t’i bashkohet Tiranës. Kemi propozuar për bashki Shëngjinin, Orikumin.”

Çupi deklaron se në draftin e demokratëve do të kërkohet edhe nisja e referendumeve.

“Një nga pikat kyçe është edhe miratimi i ligjit dhe funksionaliteti i shërbimeve”.

Pavarësisht draftit të demokratëve, socialistët kanë deklaruar që në nisje se mazhoranca nuk do ta mbështes një ndarje administrative më të madhe se 61 bashki, teksa afati final i komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale është data 30 shtator.

7 Komente

  1. J
    John Qelbashi

    Perfundimisht PD eshte e skaduar dhe e degraduar. Kam jetuar ne Orikum ne kohen me te mire te tij kur ishte baza e Pashalimanit. edhe atehere ka patur 3000 banore. tani si ka as 1000 me Dukatin dhe tragjasin. Te ardhurat qe mbledh bashkia e Orikumit jane me pak se $1000. Distanca nga bashkia e Vlores 12,5 minuta. Pirdh o pd te lirohesh

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofte PS

      Lajmi me gazmor, terheqes dhe i rendesishem ne TemA sot, si zakonisht...lol ================= Nderkohe Edi Rahmani planifikon viziten e ardhshme jashte shtetit...ne Kosove, Serbi apo Stamboll, lolllllll

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa me pak komuna dhe bashki

        Sa me shume bashki te shtohen aq me i madhe eshte shpenzimi qeverise ne France jo vetem qe numri bashkive u reduktua por edhe shume buro poste u suprimuan per te ekonomizuar ndersa PD eshte ne boten tjeter jeton ne boten e kafeneve

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Shqipëria me 3.5 milionë banorë deri në fund të viteve 90-të kishte 26 Rrethe dhe nja 44 qytete gjithsej ndërsa sot me 1 miionë banor më pak ka 61 bashki. Nga vetë numri i reduktuar kaq bashki nuk kanë mundësi të mbajnë as administratën e tyre të fryrë me militantë e jo më ti shërbejnë qytetarëve. Duhet kthyer sistemi i ndarjes me Rrethe(Qarqe) dhe Qytete kryesore dhe qytete të kategorisë së dytë në varësi të Rrethit dhe me një strukturë funsinale me Kryetarë Rrethi,Qyteti dhe Qendrash rurale.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar Kanapari

            Nuk ka pse shtohen bashkite. Por pervec bashkive, eshte e domosdoshme edhe nje numer komunash. Shembulli me konkret eshte bashkia Rrogozhine, qe ka ne administrim ishkomunen e Kryevidhit. C'fare e lidh Spillene e Kryevidhit apo fshatin Germej te Kavajes me Rrogozhinen? Nuk kane asnje lidhje historike, pervecse jane dhe shume larg nga Rrogozhina. Ne kete rast, ishkomuna Kryevidhit dhe Luzit Vogel, mund te bashkohen. Rrogozhina mund te mbaje njesin Sinaballaj, Gose dhe nje pjese te ishkomunes Lekaj.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bujar Kanapari

              Nuk mund te jete kriter vetem numri, por edhe pozicioni gjeografik. Ju thoni qe edhe ata pak fshatare qe kane mbetur arave, ta kalojne kohen duke u sorollatur me dhjetra km neper institucione. Nuk merrni parasysh as kohen, as anen financiare. Nje qytetar nga Spillea e Kavajes, nuk ka pune fare ne Rrogozhine, nuk e lidh asgje. Bashkimi i dy ose me shume komunave eshte zgjidhje, bashkite sic ishin. Administrata e ishkomunave, qe tani njihen si Njesi Administrative, nuk kane asnje kompetence, nuk jane ne gjendje te marrin nje kamion me zhavorr ta cojne diku ne nje rruge. Ishkomunat kane mbetur me infrastrukturen qe kishin para se te bashkoheshin me bashkite. Kjo ndarje me Bashki nuk funksionoi, jo per shkak te ketij sistemi, por per shkak te lokalizmit, per shkak te titullarve te bashkise. Bashkite kane kryer ndonje pune vetem ne qytet dhe lane pas dore zonen rurale.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Paskuqani jo bashki më vete! Nëse sot (nuk e di) është pjesë e bashkisë Tiranë, më e logjikshme do ishte t'i bashkohej Kamzës. Mendoj të shtohet si Bashki Fushkruja dhe Shëngjini, dhe të suprimoheshin Finiqi, duke iu bashkuar Delvinës, Dropulli Libohovës dhe Pusteci Maliqit ose Korçës. Krijimi i enklavave etnike të pakicave, ishte një gabim. E di që korregjimi do sjellë reagime të ashpra, por interesi kombëtar duhet të prevalojë ndaj tyre. Nuk duhet të lejojmë në Shqipëri krijimin e "zajednicave", ashtu si ato serbe në Kosovë. Shpresoj të konsiderohet seriozisht ky problem dhe të jetë në axhendën e përfaqësuesve të popullit shqiptar në Kuvend. Në të kundërt historia do t"i ndëshkojë rëndë. Këtë, pas Pavarësisë, asnjë regjim nuk ka guxuar ta mendojë, pa le më ta bëjë.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje