Spartak Braho: Sali Berisha ka dosje si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

6 Shtator 2022, 16:45Politika TEMA

Spartak Braho: Sali Berisha ka dosje si bashkëpunëtor i Sigurimit

Pas dyshimeve për Ilir Metën, ish-deputeti Spartak Braho thotë se edhe Sali Berisha ka një dosje si bashkëpunëtor me ish-Sigurimin e shtetit.

Në një intervistë në studion e Report Tv, Braho tha se Berisha ka një dosje të tillë që ekziston ende.

“Berisha ka dosje, ka qenë ish bashkëpunëtor, siç ka pasur edhe Rama edhe Meta, po këto jo si bashkëpunëtor. Berisha ka qenë bashkëpunëtor i mirëfilltë. Ka politikanë aktiv që kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, në qeverinë e parë të Berishës në 1992, që kishte rreth 28 ministra, 9 kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit, Aleksandër Meksi ka qenë bashkëpunëtor i shtetit, ato ka marrë Berisha, një pjesë i shpërbleu, një pjesë donte të kishte në dorë. Majtas nuk ka më spiun aktiv në politik, këto që kanë ardhur tani janë cunekër, i ka pastruar Rama”, tha Spaho.

Ai ka folur edhe opozitën e përbashkët mes Sali Berishës me Ilir Metën, duke thënë se e sheh të vështirë bashkëpunimin, pasi të dy kërkojnë të jenë numri “1”.

“Dy kuaj nuk hanë dot në një grazhd, të shohim se ca lloj kuajsh janë ato. Thirrjet e tyre janë thjesht shkumë, me protestat e Berishën, e njëjta deklaratë, protestat duhen bërë edhe nga demokratët dhe nga poli i Lirisë, mileti është mërzitur dhe kalitur, problematikat që ngrihen është e drejtë dhe duhet protestuar, veçanërisht për situatën politike, nuk merret pushteti me protesta, do rrinë aty 24 orë, policia është pajisur me ca bombola me gaz lotjsellës shumë më të forta se ato që janë përdorur, ka ardhur një kontingjent i ri, që është më shumë efikas, nuk pres ndonjë gjë serioze nga këto protesta”, përfundoi Braho.

 

8 Komente

  1. T
    TROPOJA

    Sa i rrjedhur eshte ky, se cpo thote. Kete e dime i madh e i vogel. Na thuaj noj gje te re. Perralle nga e kaluara. Te ka ikur koha funderine.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofte PPPSH

      Nuk eshte i rrjedhur Taku me Cante gjermane, a thjesht djall- klysh komunist..... ================================== LOL

      Përgjigjjuni
      1. D
        Debilat e Saliut qe mbajne Ramen ne pushtet

        Rroftë PPSH me shokun Sali Berisha ne krye. Rrofshin komunistet saliniste të PD-se qe mbajne gjallë shpirtin e Enver Hoxhes ne zemrat e tyre. Por per dosjen e Saliut e dime prej.kohesh. Nuk kemi nevojë per Baba Takun

        Përgjigjjuni
    2. s
      süpiuni i kohes pordhes

      Ky baba Taku ben lojen e Ilir Metes,para tre ditesh deklaroi qe Meta e berisha kane paisur me armatim mbi 600 persona per te bere grusht shteti rrezuar Ramen,tani revoltat e kesaj dysheje te felliqur i quan si fllucka sapuni.Ku fle lepuri .Ornet investigative ku jane mbledhur gjithe enuket e te skopiturit e kombit duhet te sqaroj ne pozicionin e ketij urithi ne gjirin e PS-s

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Po ti more fytyre e ndyre ke qene kryetar i Komisionit Parlamentar per Sigurine ne Kuvend, nga me te rendesishmit, anetaret e te cilit duhet te jene me çertifikate sigurie, qe nen kupton besueshmeri maksimale te tyre. Atehere kur e ke pas ditur qe Berisha ka qene bashkepunetor i Sigurimit, si ka mundesi qe e ke lene pa denoncuar ate, kur ai ka qene 5 vjet President dhe 8 vjet kryeminister i Shqiperise, pracila ka qene dhe eshte kjo besueshmeria tende?! Thashe me siper qe je fytyre e ndyre pikerisht se te iku jeta, duke lepire sipas rradhe bythen e drejtuesve te shtetit, mbas viteve 1992 e ne vazhdim, ke shpifur dhe dizinformuar opinionin publik neper studio TV dhe gazeta sa here ta kane kerkuar padronet, te cilet per kete sherbim te kane shperblyer me ofiqe dhe pasuri, per vete dhe familjen. Dhe sot, edhe pse je bere per azil, nuk heq dore nga zanati i vjeter, i fuksit dhe llapaqenit. Se desh harrova, si ka mundesi qe ti, që leh sot, si bashkekryetar kryetar i Komisionit Parlamentar per ngjarjet e vitit te zi 1997, bashke me Spartakun tjeter Ngjelen, e shpetuat kete Saliun spiun?! Nuk di çfare epitet meriton me shume, në fakt te gjitha, ato me të keqiate me te rendat i meriton, por meqe lista del e gjate mjafton të të them që je një maskara. Ke qene dhe mbetesh nje kelysh komunist, ishprokuror i diktatures dhe sot, bashke me sivellezerit e tu, ke mbetur si çiban në shpinen e shtetit demokratik, ende ne formim. Jezit!

        Përgjigjjuni
        1. Çekiçi

          Tani edhe Sali Karagjiqi na doli spiun shteti në komunizem As kjo nuk i mjaftuaka SPAKUT ta burgosë ketë komunist vrases kriminel hajnë e faqezi më origjinë serbe dhe shitet gjoja bënë luftë per mirqenjen e shqiptarve Por kjo më nuk i pin uji se shqiptaret e njofin dhe nuk i besojnë më

          Përgjigjjuni
          1. e
            edi

            Nese ka qene bashkepunetor i sigurimit, hallall ta kete...sepse ne fund te fundit njemije here ne te shtetit tend, se sa spiun i Frances alias i serbise, i rusise, i anglise e gjithe spiunazheve antishqiptare, sic jane Rama , sali berisha e gjithe shpura e atyre qe kemi ne krye sot !

            Përgjigjjuni
            1. n
              noa

              Kujt i hyn ne pune ? une dua dosjet e incineratoreve, rruges se kombitm te gerdecit etj etj...o te marre; keta i hedhin keto per te vra[uar neve pas ketyre kotesive, e per te fjetur ata vet rehat

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje