Rama për “Metropole”: Integrimi i Ballkanit i sjell Europës siguri e unitet, e mrekullueshme ndryshimi i imazhit të Shqipërisë

6 Shtator 2022, 10:36Politika TEMA

Rama për “Metropole”: Integrimi i Ballkanit i sjell

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një reportazh të kanalit francez “Metropole” se pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë dhe gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në vendin tonë.

Në reportazhin “Hetime Ekskluzive”, Rama foli po ashtu për ecurinë e procesit të integrimit në BE.


Sikurse shprehet gazetari në reportazhin kushtuar vendit tonë, pas këtij suksesi fshihet një njeri që prej nëntë vjetësh punon për ta bërë Shqipërinë më europiane se kurrë.

Kryeministri theksoi se “nuk është një proces i parashikueshëm, sepse është një politikë e përhershme në Union, politika e brendshme e vendeve”.

Por sipas tij, “ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor”.

“Më kujtohet diçka që më ka thënë shumë kohë më parë Michel Rocard: Duhet të kuptosh se të negociosh me Bashkimin Evropian për t’u anëtarësuar në të është një proces i ngritjes së vendit tënd. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor”, tha Kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama theksoi se “imazhi që është krijuar për vendin tonë jashtë është një stereotip për Shqipërinë dhe shumë larg realitetit shqiptar”.

“Nuk dua të them se nuk ka korrupsion, gjithsesi Shqipëria ka probleme me korrupsionin pikërisht sepse ne ende nuk kemi shtet ligjor dhe institucione të afta për të luftuar të gjitha këto fenomene”, shtoi ai.

I pyetur se çfarë Shqipëria do t’i sjellë Europës, Kryeministri nënvizoi se “Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit”.

“Mendoj se është më konkrete se çfarë mund t’i sjellë Ballkani Evropës. Më shumë siguri, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, drogës, më shumë siguri, më shumë unitet, sepse është paksa si stomaku i Evropës. Ndaj nuk është ide e mirë që ta kesh stomakun të shkëputur nga trupi, sepse mund të krijojë shumë probleme”, shtoi ai.

Pyetjes nëse ky është mandati i fundit apo ka ndërmend të vazhdojë më tej, Kryeministri iu përgjigj: “Të shohim, kam mësuar se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që bëjmë plane të tjera. Ne duhet ta lëmë jetën të vendosë në vend që të pretendojmë të vendosim për jetën”.

Në përfundim, Rama vlerësoi se “pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë”.

“Gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në Shqipëri. Është vërtetë e mrekullueshme që kjo po ndryshon. Dhe për më tepër, kur njerëzit vijnë në Shqipëri ata mbeten pa mend, sepse Shqipëria që gjejnë është krejtësisht e ndryshme nga Shqipëria që imagjinonin duke lexuar këto artikuj stereotipe për krimin, drogën, mafien”, tha ai.

29 Komente

  1. D
    Deni

    Shqiperia ka ndryshuar shume keto kohe dhe eshte bere vend mjaft i preferuar per te fuajt

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      E ne fakt kur me don e shohim sa pun p obehet qe te thuhen keto gjera

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besi

        Thuj ca te duash po eshge i vetmi qe ka bo nje politik te jashtme fantastike e qe ka arrit me mbajt marrdhenie te mira me vendet e tjera.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alban

          Me nje parim me nje qelllim qe cdo gje te ece e te behet me mir sec ishte vite me pare.. dhe ashtu ka ndodhur n fakt rama e ka transformu vendin teper pozitivisht

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fuat

            Shqipera po preferohet shume nga turistet e huaj per shkak te ndryshimeve te medha te vera ne vend por dhe bukurive qe vendi yne ka

            Përgjigjjuni
            1. j
              jari

              po me ato lloj ivestimesh qr jan bere normal qe do ket rritje te turizmit

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ergi

                Ballkani po tregon gjithnje e me shume fryme bashkpunimi me njeri tjetrin duke ndryshuar imazhin qe kishte si fuci baruti

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nada

                  shuem shtete te fuqishme te europes sidomos jan interesuar shume per siguri e ballkanit sidomos vitet e fundit

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luan

                    per shqiperine kane filluar te ndryshojne mendim te gjithe se kane pas menduar qe eshte vend mafioz per likes e sali rakut

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      besi

                      vertete qe te huajt kane ndryshuar goxha mendim per shqiperine vitet e fundit fale rendesise qe i keni kushtuar ju turizmit

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Alban

                        Per 1 fallsitet sme ka pelqyer franca , per shpifjen qe kishte bere se shqiptaret jane numer 1 ne france per kerkim azili , kur ne Vendet e para jane shtete afrikane dhe shqiperia eshte shume poshte ne kete liste

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kaltra

                          eshte e rendesishme te jemi te bashkuar dhe bashkpunues me njeri tjetrin. europa smund te jet pa ballkanin dhe e anasjellta. duhet te integrohemi sa me shpejt

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Ledio

                            Realist dhe me kembe ne toke , kur e di se ku calon eshte menyra me e mire per te ecur perpara sepse di ku te veprosh

                            Përgjigjjuni
                            1. b
                              blerim

                              siguria dhe uniteti mund te arrihet vetem nese jemi te gjithe te bashkuar me nje qellim kryesor, sigurimi i paqes dhe zhvillimit te vendeve ton. kjo gje do te arrihet dhe do te arrihet e gjitha me vendosmerine e rames

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                arta

                                vitet e fundit shqiperia ka ndryshuar vertete shume fale investimeve qe jane kryer

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  eris

                                  vendi yne ka pesuar rritje turzmi fale punes se mire qe eshte ber ne kete vend

                                  Përgjigjjuni
                                  1. o
                                    olsi

                                    te huajt kane filluar ta pelqejne shume vendin tone saqe dit pas dite shikojm shum turiste ne vendin ton

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      enea

                                      dalengadal po i ndryshohet imazhi shqiperise dhe cdo vit e me shume po vine te huaj ne vendin tone duke ndikuar keshtu ne ekonomine e vendit tone

                                      Përgjigjjuni
                                      1. v
                                        vini

                                        ballkani i bashkuar ka me shume siguri pasi i ofroj njeri tjetrit komoditet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Y
                                          Ylber

                                          Imazhi i vendit tone ka ndryshuar shume dhe kjo fal marrdhenieve dhe politikave te ndjekura nga rama

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Ylli

                                            Keshtu vazhdoni sepse jeni ne rrugen e duhur keni bere cmos per kete vend qe imazhi i ketij vendi te ndryshoj shume nga cfare ka qene me saliun

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Liza

                                              Me te vertet kemi akoma problematika qe duhet ti zgjidhim por duket qart ndeyshimi dhe zhvillimi yne nder vite dhe pikerisht prej kryre ndryshimeve e meritojm te jemi pjese e be

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Henri

                                                Shqiperia ka ndryshuar shume kohet e fundit fale vemendjes qe Rama i ka kushtuar vendeve tona te bukura

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  Ina

                                                  Shohim qe Shqiperia eshte preferuar shume nga turistet kete sezon e kjo ka ardhur si pasoje e investimeve te pafundme qe qeveria Rama ka bere

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Joni

                                                    Vendi ka filluar te pelqehet mjaft nga te huajt dhe eshte kthyer ne nje destinacion per ta pasi gjithmon shohin zhbillim dhe gjera te reja

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Semi

                                                      Pervecse me investimet e mira qe Rama ka bere ne vendin tone,ka mbajtur dhe marredhenie te mira me vendet e tjera

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Jorgo

                                                        Integrimi I ballkanit me te vertet I sjell siguri europes sepse fale bashkepunimit dhe marredhenieve te Mira qe shtetet ruajne me njera tjetren do te forcojne lidhjet

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. h
                                                          hahahah cfar Naivi eshte !

                                                          Nqs do ta deshironte nji gje te tille Europa e kishte bere ate ne shekuj o vizioneri eforiko- teorist ,e sdo ta perdorte Balkkanin si nji Lagje zezakesh duke i futur ne konflikte pafund ,pasi i ndryshuan edhe Kufijte dhe i ben shtetet e kombet si i donte bytha Europit tend . Bej nji fije pushimi e shiko te ndertosh nji Ekip Pastrimi mbetjesh Toksike ne Politike e filloni te ndertoni Institucione sipas Modelit Europian ,funksionale jo Lluku-Lluku nga jashte dhe te cpuear brenda .Shqiperia eshte cop s'ke nga e kap si shtet si institucione KM jon bo Piktura

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. r
                                                            realist

                                                            Kryeministri na qenka naiv dhe duhet t'i japish mend ti , nje cope hajvani . Po shko ore thyej qafen , na i bere naiv Edi Ramen ti , idiot i lindur .

                                                            Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje