Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj është shprehur pro hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, madje sipas tij duhet të ishin hapur 32 herë në këto 32 vite.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Gjekmarkaj tha se ka tre skenarë për rastin e Ilir Metës së përmendur nga Dosja e Autoritetit. Ai tha se mund të jetë manipuluar dosja për Ilir Metën, ai mund të jetë, ose jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.
Gjekmarkaj tha se kushdo rezulton spiun, nuk mund të mbajë poste të larta në shtet.
“Në këto 32 vite dosjet duhet të ishin hapur 32 herë. Meta duhet të vërtetojë që dosja është e manipuluar. Tre janë skenarët e mundshëm për Ilir Metën E para, qeveria ka manipuluar dosjen për Iliri Metën, e dyta ka qenë një dosje për Ilir Metën që nuk ka bashkëpunuar me ish-sigurimin e shteti. ose e treta që mund të ketë bashkëpunuar dhe duhet vërtetuar. Të hapet dosja dhe nëse nuk ka bashkëpunuar, gjëja e parë që duhet bërë është që t’i kërkojnë falje Ilir Metës, ose nëse rezulton bashkëpunëtor të vazhdojnë procedurat.
Duhet ta vërtetojmë. Çdo kush që ka qenë bashkëpunëtor nuk dihet të ketë post të lartë në politikë. Unë besoj që parlamenti ka të drejtë të votojë çdo ligj që është për transparencë. Por njeriu konvertohet dhe kjo e drejtë hyn në politikë. Raporti është më krimin, nëse nuk ka krime, njeriu mund të konvertohet”- tha Agron Gjekmarkaj.
Per Ilirin ishit aty apo per Erionin...ktij nuk ja mban te dali me fazetare te miirfillte por me te blere....
Me kete Gjonmarkagjoni do te thote se edhe tradhetaret edhe bashkepuntoret e nazi-fashizmit edhe kriminelet apo hajdutet, mund te konvertohen ne luftetare, demokrate apo trima atdhetare dhe hajdute pa çzme si Monika. Thenie e "bukur" kjo por nuk ze vend ne logjiken e njeriut normal. Po keta jane njerezit sot:anormal dhe na kumandojne se s'jemi te zot ne tu tregojme vendin e qenit qe meritojne.
Qeshtja eshte Qeshtja eshte Qeshtja eshte cfare thua o Qeshtja eshte cfare manipulimi nese spiuni I.M do kishte qene i paster do ta merte dosjen dhe do ta bente publike nese do kishte manipulime ka prokurori po spiuni I.M e di qe ka dosier dhe mundohet ne studiot kazane te tregoje peralla sekrreti eshte kush ja nxori nongrata Berrisha , Basha kush tjeter pasi per Ramen apo eksponent tjeter te PS nuk mendohet se po ta kishin pasur e kishin nxjdre prej kohesh
Po pra Meta eshte vetem pak shtatzene.
Pse duhet te vertetoje Ilir Merda vetedeklarimin? Ne fillim duhet larguar nga postet nepermjet ligjit qe do te miratohet per ish bashkepuntoret e sigurimit e pastaj, le te provoje te dale burre si jo spiun...