PS heq mburojën që kërkoi LSI në 2015 për spiunët e ish Sigurimit, verifikim edhe për ata që morën certifikata nga komisionet 'Mezini' e 'Bezhani'

6 Shtator 2022, 16:33Politika Nga Adriatik Doçi

PS heq mburojën që kërkoi LSI në 2015 për spiunët

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të heqë mburojën ligjore, duke i hapur rrugë verifikimit për lidhje të mundshme me ish Sigurimin e Shtetit, për zyrtarët, të cilët kanë marrë certifikatë për pastërtinë e figurës nga komisionet e famshme Mezini dhe Bezhani. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, parashikohet shfuqizimi i pikës 4 të nenit 29 të ligjit nr. 45/2015 "për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pikë e cila ndalonte Autoritetin e Dosjeve që të verifikonte pushtetarët apo kandidatët që kishin marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës. 

“Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës, shoqëruar me vendimin përkatës nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, i ndryshuar”, thuhet në pikën 4 të nenit 29 të ligjit, që parashikohet të shfuqizohet. 

Me këtë ndryshim, Autoriteti i Dosjeve, mund të verifikojë çdo zyrtar dhe ish zyrtar për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, përfshirë edhe Ilir Metën. 

Po çfarë fshihet pas pikës 4 dhe pse kjo pikë ishte kaq e rëndësishme? 

Në prill të vitit 2015, në komisionet parlamentare, është shqyrtuar ligji i ri për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, një nga njerëzit më të besuar të Metës, ka propozuar shtimin e pikës 4, që Autoriteti i Dosjeve nuk duhet të pranonte kërkesa për verifikimin e zyrtarëve në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse këta zyrtarë janë verifikuar më parë dhe kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës.

Ky propozim u pranua në atë kohë dhe u përfshi në ligj, duke krijuar një mburojë për zyrtarët e lartë që kishin marrë certifikata pastërtie. Pra, Autoriteti i Dosjeve, nuk mund të kryente verifikime për një pushtetar apo kandidat për deputet dhe kryetar bashkie. Të gjithë atë që kishin siguruar një certifikatë të pastërtisë nga dy komisionet e famshme, përfshirë këtu edhe Ilir Metën dhe Sali Berishës, vijuan karrierën politike të qetë. 

Ilir Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani.  Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Autoriteti kërkoi heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që tundin certifikatat e pastërtisë së figurës. 

Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. Meta ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit për manipulim. 

Por, nëse Ilir Meta është vërtetë i pastër, pse LSI-ja propozoi në 2015 që ata që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani të mos verifikohen nga Autoriteti i Dosjeve?

Rrëzimi i pikës 4 do të mundësojë zbardhjen e të vërtetës. 

Propozuesit e ndryshimeve kanë shprehur dyshime se certifikatat e lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani mund të mos jenë të vërteta. “Duke marrë shkas nga problematikat e kohëve të fundit, ngritur nga Autoriteti, për sa i përket disa figurave të verifikuara nga komisionet e mëparshme të pastërtisë së figurës, të njohur gjerësisht si komisioni "Mezini" dhe "Bezhani", certifikata e pastërtisë së figurës së të cilëve, me plotësimin e arkivues së Autoritetit, është e diskutueshme, me qëllim transparencën e plotë të rasteve dhe zbardhjen e informacionit të sakte, është e nevojshme që dispozita ligjore (neni 29, pika 4 e Ligjit 45/2015, të ndryshuar) të shfuqizohet”./ Shqiptarja.com

20 Komente

  1. S
    Sokoli

    Prandaj Meta ka mbajtur dhe mban prane vetes nje idiot si Viron Bezhani. Djalin e Bezhanit te dosjeve te sigurimit. E ka mbajtur dhe e mban me rroge qe prej 2004'es. Gjarper Ilir Meta dhe ata qe e kane lene 30 vjet kete maskara.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Isi

      Si e lejn akoma kte meten te meret me Politik ky duhet te futet burgjeve

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arkid Likollari

        Besoj se do kete gjykim te drejte per kriminelin meta

        Përgjigjjuni
        1. P
          Papi

          Ky ka qen kriminel dikur e hajdut tani... te arrestohet.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elsa

            Kur ben dhe ky Meta si pafajshem

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klara

              Tani do te dalin te gjitha krimet e vjedhjet qe ka ber Meta

              Përgjigjjuni
              1. P
                Paraja buz liqenit

                Te paditen ne prokurori njerzit qe kane punuar dhe fallcifikuar ne keto komisione....sepse spiunet i kemi neper zyra e shtetit nga keta maskarenj te ashtuquajtur te persekutuar...njerez anti shqiptare te flliqur,te shitur.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dori

                  Rama eshte treguar gjithmon shum transparent dhe shum i drejt ne cdo drejtim e kemi par kte gje

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Flavia

                    Nje lajm i cili do lej pa gjum liken me non graten… se likja po pergatitet e per protest qe mraft pika

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Olsi

                      Qe merrni lajme pozitive e per tmiren e popullit e tvendit e sim por ky lajm na knoqi fare se me nfund do u dalin tpalarat n drit ktyre

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Joni

                        Meta duhet te marre denimin qe meriton dhe mos te rrij me i lire

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rea

                          Mendoj se meta sduhet te lejohet e te flase me po te shoh punet e veta se po fundoset fare

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Joni

                            Me ne fund erdhi koha qe spiunet te denohen

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eri

                              Ishalla po denohet ilir meta

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Klevio

                                Zhduku o ilir meta se nuk te do me populli shqiptar po sdo jet e vone dita kur do hysh ne burg

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Ervi

                                  Erdhi koha qe bota ta marri vesh te verteten per spiunin meta

                                  Përgjigjjuni
                                  1. O
                                    Osporo

                                    Mir tja bejn spiuneve ashtu duhet te denohen nji nga nji

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alban

                                      Me ne krye mete rop... ishalla futet burg

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        miri

                                        shume mire qe u be dicka e tille shpresoj te burgoset ilir meta sa me shpejte

                                        Përgjigjjuni
                                        1. m
                                          marjo

                                          me ne fund erdhi momenti qe te marrin denimin e duhur keta njerez negative te vendit

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje