
Kjo vjeshtë pritet të jetë e nxehtë sa i përket hetimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në qendër të vëmendjes është Prokuroria e Posaçme (SPAK) në derë të së cilës po heton shumë dosje të rëndësishme.
Më poshtë janë disa nga çështjet më të nxehta që ka në dorë SPAK dhe që pritet të “rrisin temperaturat” këtë vjeshtë.
Ilir Meta
Çështja më e re është ajo ndaj ish-Presidentit Ilir Meta e regjistruar nga SPAK. Kjo pasi ish-deputeti Halit Valteri kallëzoi disa muaj më parë që ish-Presidenti të hetohet bazuar në shkrime të mediave vendase dhe të huaja për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj.
Pritet gjatë kësaj jave dërgimi i letërporosive në SHBA. Kjo çështje që në momentet e para ka marrë vëmendjen e publikut dhe priten me interes rezultatet e hetimit të prokurorëve. Kjo për arsye se nëse do të ketë prova bindëse mund të ngrihet një akuzë zyrtare ndaj ish-Presidentit, ose nëse ndodh e kundërta, pra nuk sigurohen prova dhe fakte, çështja do të pushohet.
Koncesionet në Ministrinë e Shëndetësinë
Këto koncesione kanë marrë vëmendjen e medias dhe opinionit publik lidhur me informacionet e dala për tenderat që dyshohen nga SPAK se janë abuzive. Sa i përket koncesionit të sterilizimit disa muaj më parë ka qëndruar për disa orë në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe një sërë zyrtarësh të tjerë që ishin në detyrë kur u krye koncesioni i sterilizimit. Pprokurorët janë në fazat e fundit të hetimit dhe do të shihet se çfarë do të ndodhë. Nga burime jozyrtare pritet që në Shtator kjo çështje të konkludojë hetimet.
Çështja “Gërdeci”
Gjykata e Lartë ka marrë vendimin që të rikthehet për rigjykim ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kjo çështje vijon të hetohet nga SPAK dhe nuk ka vendim nëse çështje do të kalojë apo jo në duart e gjyqtarëve ku do të nisë edhe procesi gjyqësor.
Dosja e inceneratorëve
Zyrtarë të lartë janë në arrest me burg në lidhje me këtë çështje. Hetimet vijojnë. Çfarë do na sjellë vjeshta në lidhje me këtë çështje? Kjo mbetet për t’u parë duke qenë se është edhe “kalë beteje” nga opozita kundër mazhorancës.
Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.
Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.
Pendimi i Nuredin Dumanit
Këtu e merr vëmendjen Nuredin Dumani. Pendimi i tij dhe rrëfimi i krimeve kanë marrë vëmendjen e opinionit publik. Për shkak të dëshmive të tij, SPAK realizoi një operacion të quajtur “Plumbi i artë” ku ka çuar në akuzë disa prej kokave të krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK pretendon që deklarimet e Dumanit janë të mbështetura në procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes në kohën kur ka ndodhur krimi, por dhe në bazë pamjeve filmike dhe të kamerave të sigurisë.
Dosja “Ylli Brahimi”
Biznesmenit Ylli Brahimi iu bë atentat në Milot dhe SPAK ka tërhequr dosjen e tij për ta hetuar. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 Korrik, ku si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur Brahimi dhe u vra 27-vjeçari Klisman Preçi.
do ishte qesharake nji loje e tille ,pa qen ne mes Kryekrimineli Terroristi islamist e shkaterruesi i shqiperise saleh hamut muti shpelles demoartike
Nga vjeshta e nxehte,do kslojme te dimri i ftogte,e do na duhet te presim perseri veren e dhe vjeshten e nxeht