
28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.
Nga dera e Gjykatës, 2 deputetët Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula tha se ky Bord nuk ka vënë në plan të parë interesat e qytetarëve, por interesat e oligarkëve. Për deputeten Çupi, ngritja e këtij Bordi nga qeveria cenon lirinë ekonomike, konkurrencën në treg prandaj kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji.
“Në emër të qytetarëve, 29 deputetë të PD i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e bordeve për caktimin e çmimeve. Prej muajsh janë përballur me abuzimin e çmimeve. Shqipëria është ndër 10 vendet me çmimin më të lartë. Është fakt që bordi u shndërrua në kontroll të oligarkëve.
Bordi u shndërrua shumë shpejt në klubin e oligarkëve që po dëmton edhe konkurrencën në treg duke mos lejuar uljen e çmimit. Qeveria në vend që të mbronte interesat e oligarkëve u dhë liri të pltotë që këta persona në marrëveshje me njëri-tjetrin të përcaktojnë çmimin e naftës, benzinës dhe gazit.
Sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë dhe ditën tjetër e rrisin me 12 lekë. Për këtë arsye ne kërkojmë nga GJK shfuqizimin e këtyre ligjeve dhe mbrojtjen e qytetarëve” tha Çupi.
Lini një Përgjigje