
Operacioni i ndërmarrë nga IKTM kundër Hotel Prestige në Golem për prishjen e dy pishinave të konsideruara abuzive, po terrorizon Çim Pekën. Jo se ka aksione në hotel Prestige, apo e konsideron abuzim, por sepse beteja e nisur nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta në mbrojtje të botuesit Irfan Hysenbelliu pronar i Prestige dhe i cilësuar sot si viktimë e një hakmarrjeje politike të Edi Ramës, rrezikon të errësojë rolin si e vetmja media opozitare që Çim Peka e trumbeton me krenari. Për Çim Pekën opozitarizmi nuk është një çështje ideologjike (që do të thotë sa më shumë jemi, aq më mirë është), por vetëm një përllogaritje interesi: Nëse Irfani bëhet në sytë e opozitës më i rëndësishëm se Çimi, edhe shpërblimi një ditë do të jetë më i madh.
Artur Zheji, i impenjuar bashkë me disa kolegë të tjerë në një maratonë non-stop dedikuar vdekjes së dy pishinave, e përkufizoi News 24 si “e vetmja media opozitare” dhe kjo për Çim Pekën ishte pika që dedhi gjithë gotën e ujit. Menjëherë kërkoi të intervistohej nga televizioni i tij për t’i lëshuar një mesazh Sali Berishës dhe Ilir Metës: “ Opozita nuk bëhet "part time" paralajmëroi. Dmth jam unë Çim Peka që punoj full time për ju që edhe më paguani dhe si mund ti jepni tani kaq shumë rëndësi Irfanit vetëm për dy pishina të prishura?
Tashmë Çim Pekës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë tek hapja e dosjes së pastrimit të parave që i takon atij dhe televizionit që drejton e që prej më shumë se një vit ndonjë prokuror mik e mban të mbyllur në sirtar. Nëse hapet, do të shndërrohej dhe ai në një viktimë të regjimit dhe Sali Berisha e Ilir Meta më në fund mund ta ngrenë edhe atë në rolin që meriton: Hero (dhe martir) të opozitës. (Shqiptarja.com)
Haaaa Artur Zheji , Bushati , Shkullaku , Fevziu pa harruar te madhin i Qimi Pekes karragjoze i lindur haaaa analiste politike sa per te qeshur keta jane thjeshte pabuksa qe per te jetuar shesin gjithcka .Po a e kane kuptuar keta pabuksa qe jo vetem qe askush nuk i mere per baze cfare thone po me shume ja perforcojne pozitat Rames une nuk shikoje dallim te madhd midis tyre dhe Arian Cani Cani ujkun ujku Fierit ujku Vores njesoje vertete Rama eshte me fate
Jo si njeri por si fis eshte i urryer ky Qimja I Pekes ... ..! Fis I ndyre servilash e bythlepires !!!