Sulmi kibernetik nga Irani, Tabaku: Siguria kombëtare ka mbetur në duart e patronazhistëve

7 Shtator 2022, 14:46Politika TEMA

Sulmi kibernetik nga Irani, Tabaku: Siguria kombëtare ka mbetur në

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, i cili fshihej pas sulmeve kibernetike në Shqipëri.

Tabaku bën thirrje që provat e reja të paraqiten parta parlamentit dhe Komisionit të Sigurisë dhe thotë se qeveria duhet të marrë masa serioze për të rritur sigurinë.

Reagimi i plotë:

Sulmi kibernetik që goditi vendin gjatë verës është një mesazh i qartë dhe tregues i vulnerabilitetit tonë dhe njëkohësisht vuri në provë sigurinë tonë kombëtare.

Miliona dollarë janë shpenzuar nga buxheti për sigurinë kibernetike nga AKSH ndërsa rezultatet lënë për të dëshiruar.

A duhet të kishim dikë përgjegjës?


Provat e reja të bëra publike duhet t’i raportohen Parlamentit dhe veçanërisht Komisionit të Sigurisë.

Për më tej masat duhet të merren nga qeveria për të rritur sigurinë kibernetike, masa serioze jo të ngjashme me prokurimet që sollën këtë situatë.

Në epokën e digjitalizimit një vend i NATO nuk mund të tolerojë në raste të ngjashme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Fatkeqësisht sulme të tilla vijnë edhe si pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar.

Shqiptarët janë viktima të daljes së të dhënave personale të rrogave, targave të makinës dhe preferencave politike për interesa elektorale.

Papërgjegjshmëri të tilla e lehtësojnë punën e hakerave që jo rrallë kanë dhe ndihmën e një qeverie të papërgjegjshme dhe korrupte. Duke na rrezikuar dyfish sigurinë kombëtare që ka mbetur në duart e patronazhistëve!

9 Komente

  1. B
    Berish Saliu

    Nuk behet opozite me injorante si ty Tabaku ,lum PS qe ka nje opozite budallenjsh ,i ka te sigurta edhe 3 mandate te tjera ,vazhdoni se jeni ne rruge te drejte ,nga njera ane jeni , nga ana tjeter eshte opozota e Novojtores , dhe ne mes opozita e Spiunit Ilir Metaj -Meta

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pse di kjo Bajga c'eshte Kombi e Siguria ?!

      kjo duhet me dhen llogari se kush ja dha Token ne Lalz dhe mIljonat qe ka ndertuar Vilen atje , pastaj te haj mut sa te doje Halese Medie

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Po he de c'prisni, mereni pushtetin dhe Salihanin gati e keni per specialist, ai po, ai mer vesh nga kibernetika, e pate babalen si e beri, xixe fare, aaa mortja qe nuk ju mer.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roja i bashkise

          edhe ju pjellet e Berishes nuk jeni me mire. Sa te mbizoteroi nepotizmi, ky vend hale gomari do te mbetet

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Si nuk flet njehere tamam por helbete si te jesh pjelle e atij kazani jeni te prezgjedhur per te mbajt gojen ne oturaak se per te qeverisur ju jeni mbetje per riciklim

            Përgjigjjuni
            1. Vjosa

              O Taba Tabako ju keni analizuar punen tuaj që bete kur ishit në pushtet ? Jo per gje po partia juaj me saliun në krye kishit në krye të tavolines Damir Faslliçin, të kujtohet si kercenonte Sali Karaxhiçi në Parlament? RRINI URTE SE JA U SJELL KETU NE PARLAMENT, DHE JU QË I LEPIHENI DHE SOT SALIUT QESHNIT. DHE AKOMA SOT VAZHDONI FLISNI ME GJUHEN E ATIJ KRIMINELI.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Këshilltari Presidentit BEGAJ

                Irani po të dijë sekretet e NATO-s dhe BE-së, atëher bëhet e pa kontrollueshme nga agjencia atomike.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bardha

                  Sorra jep koment

                  Përgjigjjuni
                  1. q
                    qytetar

                    Ti je si te cileduar dikush. Balone Tabake.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje