Votimi nga jashtë vijon të jetë ende një ekuacion me shumë të panjohura në një kohë që Komisoni Qendror i Zgjedhjeve është në garë me kohen për miratimin e rregullave brenda afateve të përcaktuara në ligj.
KQZ ka identifikuar postat të cilët mundësojnë dërgimin e fletës së votimit jashtë territorit dhe kthimin e saj së brenda orës 19:00 të ditës së zgjedhjeve.
Komisioneri Celibashi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare informacion mbi subjektet që ofrojnë shërbim postar ndërkombëtar dhe në përgjigjen që marrë rezulton se nga 26 , vetëm 5 prej tyre e mundësojnë dërgimin e fletës së votimit me postë jashtë vendit përkundrejt një tarife.
KQZ do e dërgojë fletën e votimit në atë adresë që do të deklarojë në platformën elektronike te regjistrimit me shpenzimet e shtetit, ndërsa koston e kthimit do e paguajëvete emigranti. Posta që do të përdoret për të shpërndarë fletën e votimit jashtë territorit do të lejoje gjurmimin e dërgesës duke siguruar që fleta të mbërrijë në destinacion brenda afatit te caktuar.
Projektvendimi i Komisionerit Ilirjan Celibashi pritet që të hënën të kalojë filtrin e Komisionit Rregullator i cili jo pak herë ka shprehur rezerva për rregullat e hartuara nga kreu i KQZ për këtë proces që pritet te realizohet për herë të parë në zgjedhjet e pranverës.
Une si emigrant nuk fitoj as edhe nje gje nga parlanenti Shqiptar , perveçse deshiroj qe te mos jene me ne parlament disa hajdute te PS dhe te gjithe ata qe do vejne kanditaturen nga organizata kriminale PD , isha ne Tirane ate dite qe na bllokuan rrugen trimat e Flamur Nokes qe tu me ik aeroplani , isha me PD qysh nga viti 1991 por kete qe pashe e djegjet e karikeve thashe kuren e kures nuk votoj keta zjarvenesa , pale dhe duhet te paguaj tarifen e postimit te zarfit
Vëndi s'bën dot pa "Celibash"! Ngri "Celibash" apo "dollibash" , ul "Celibash" apo "dollibash", ngri prape "Celibash", dmth hajde rrotull i thonë e pirdh ne mes, ku rri "dollibashi", ha ha ha!
celi-bash = 1005 autochtonus turk sa per votat e emigranteve, as 1% nuk do votojne, nqs qeveria e ramazonit thote ndryshe genjejne. qe ta dini, emigrantent sjane me emigrant por jane integruar 100% ne vendet ku jetojne dhe albanistani per ta eshte thjesht nje fshat islamik qe e vizitojne kur ti shkrepet.