Ceremonia për PD, Basha: Një pjesë e jona sillet rrugëve

11 Dhjetor 2023, 20:00Politika TEMA

Ceremonia për PD, Basha: Një pjesë e jona sillet rrugëve

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se është i vetëdijshëm se në këtë përvjetor të themelimit të PD, një pjesë e atyre që punuan për këtë parti, nuk janë të pranishëm.

Komentet Basha i bëri gjatë fjalës së tij në Pallatin e Kongreseve, ku po festohet 33-vjetori i themelimit të PD.

Ai tha se një pjesë e elitës së PD po sillet rrugëve, nga frika e drejtësisë dhe shtoi se shumë shpejt do të paraqesë programin për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“PD është partia e ëndrrës së një kombi për liri. PD ishte drita e parë e shpresës për një Shqipëri demokratike, europiane dhe perëndimore. Në këtë përvjetor nuk i kemi në krahë të gjithë. Shumë nga ata që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne.

E di që një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e trembur nga dora e drejtësisë. E di që shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. Është partia e rinisë europiane shqiptare. Në këtë datë, pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne.

Në peshoren e kohës, janë vetëm një çast në historinë tonë 33 vjeçare si demokratë. Vetëm një çast në historinë tonë që si shqiptarë patriotë nuk vendosim askënd mbi Shqipërinë. PD është e Shqipërisë.

PD është e Shqipërisë, çdo gjë që bëjmë, çdo qëllim që i vendosim vetes është për shqiptarët. Po përfundojmë dhe shumë shpejt do të shpalosim programin tonë që ta çlirojmë ekonominë, që ta mbajmë këtu rininë tonë.

4 Komente

  1. S
    Sa-Hale Breshkari

    Po more Lulushke e vyshkur, ti do te besh partine e HAJDUTEVE partin e Shprses dhe liris!!! Ti je i pari qe duhet te vesh ne burg!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Lulezimi ky kamarjer aeroporti qe mesoi ca Anglisht po fjalen demokraci dhe jo shkerdhaci akoma nuk e di.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Po edhe ju jeni me keq, rrini diku ne bunkeret tuaja dhe prisni t'i vije vdekja Saliut, se vete nuk jeni te zote te beni asgje. Edhe ato qe gjoja beni, i beni vetem sa per te mbajt karrigen tuaj.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Italia si moter

        Per cfar perurimi flet lulushi ,kur u be bytha e tij te mari merita ?kur u krijua pd -ja lulushi nuk egzistonte ,me perpara duhet te veje ne gjykate perpara ligjit per ceshtjet e shitjes se detit se ka hedhur firmen dhe per kete quhet tradhetar i kombit dhe per 21 janarin leri te tjerat .nuk fiton kure lulushi jo amerika ta perkrahi por edhe zoti nuk e fal gjakun e tyre ,pd eshte parti fashiste se te gjitha zullumet i kane bere bashk lulushi sala metaj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje