Basha mbush Pallatin e Kongreseve në 33 vjetorine PD. PD është parti e shqiptarëve

11 Dhjetor 2023, 18:51Politika TEMA

 

Basha mbush Pallatin e Kongreseve në 33 vjetorine PD. PD është

Lulëzim Basha ka mbushur sot për herë të pare pa skaq kohësh Pallatin e Kongreseve, në 33 vjetorin e themelimit të PD. Ceremoinisë I është bashkuar dhe ish Presidenti Bamir Topi, ish zëvendëskryeminstri Rexhep Uka themeluesi I PD Preç Zogaj dhe personalitete të tjera të PD.

Gjatë fjalës së tij në 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Basha theksoi se partia e tij do propozoj lista të hapura dhe veting për pasurit e politikanëve.

Ndërsa sa i takon pyetjes se kujt i përket PD, Basha tha se përgjigjia më e mirë për t’u dhënë është “i takon Shqipërisë”.

“Jemi mbledhur për të kujtuar një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët. Ata firmëtarë të parë të themelimit të PD, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre por aspiratën e një shoqërie të tërë, të të rinjve shqiptarë për liri e demokraci.

Për këtë arsye, PD është një nga ngjarjet më të bukura e domethënëse në historinë e popullit tonë. Askush nuk do mund ta bëjë pis ngjarjen e themelimit të partisë. Askush nuk do mundet ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj.

E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. Shumë nga njerëzit që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne. E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. E di se sot shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e rinisë, e vlerave pluraliste.

Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar, ka lënë gjurmë tek ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kemi zgjedhur Shqipërinë. Ne deklarojmë këtu me kokën lartë, PD është e Shqipërisë, ndaj kujtdo që pyet “ e kujt është partia?”- tha Basha.

 

3 Komente

  1. P
    Poseidon

    NJE MUT BEN PD SA KOHE NE KRYE ESHTE I BIRI I SALEHKARAXHICIT ,,,,,LULBASHOVICI QE PERGATITI DOSJEN KUNDER UCK ,SHITI VIDIEON .... PER MASAKREN SERBE.........BIRIN SHPIRTEROR zTE SALEHKARAXHICIT QE SHITI DETIN GREQISE,.......VODHI 120 MILION EURO TE RRUGES SE KOMBIT......VRAU 4 PROTESTUES NE BULEVARD ME DUAR NE XHEPA ...PRISHI INVESTIMIN 5 MILION EURO TEK MBIKALIMI I ZOGUT TE ZI........I BIRI SHPIRTEROR MBI TE CILIN BIEN DYSHIME SE ESHTE INDIREKT VRASESI I OLLDASHIT.............BIRI SHPIRTEROR I SALEHKARAXHICIT QE KA PERFITUAR NGA OLIGARKET MILIONA EURO ME ANE TE KERCENIMEVE..........SHKURT NJE SALEHKARAXHIC ME I RI QE SHQIPETARET DO TA KENE SI NJE DENIM TE PERJETSHEM.........

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Na bere me humor. Jane mbledh gjithe kellirat nga te dyja anet e mutit PD'se te ndare ne dysh dhe mendojne si te vijne ta dhjesin perseri sic e dhien sa here u eshte dhene mundesia. Nuk e harron nje torten tende te shpifur, karagjoz. Si ajo torta eshte edhe largpamesia jote per Shqiperine, ndaj nuk duhet te te japi kush vota.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje