Edmond Budina flet për PD: Sali Berisha do kishte ikur, e rizgjoi Edi Rama me Lulzim Bashën

11 Dhjetor 2023, 17:28Politika TEMA
Edmond Budina flet për PD: Sali Berisha do kishte ikur, e rizgjoi Edi Rama

Duke folur për themelimin e Partisë Demokratike 30 vite më parë, regjisori Edmond Budina theksoi për News 24, se sot është shumë e rëndësishme për vendin që të ketë një opozitë të fortë.

“Asnjë ftesë, asnjë gjë. Fare! Natyrisht nuk më ka shqetësuar fare. Nëse kam bërë ndonjë gjë e kam bërë se ashtu e kam ndjerë. Sot më kanë ftuar të jem pjesë e takimit. Në dy-tre vitet e opozitës sidomos kur kemi ngritur kauzën e Teatrit Kombëtar më kanë ftuar.

Unë mendoj Shqipëria ka nevojë për Partinë Demokratike dhe kjo për mua është e rëndësishme. Është e rëndësishme që Shqipëria të ketë një Parti Demokratike të fortë për përparimin e vendit. Një opozitë e dobët është një mallkim i madh për këtë vend”, tha Budina.

Ai pyet nëse ishte për largimin e Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike. “Një parti nuk e mban vula. Ata janë sabotator në Partinë Demokratike. Ta zëmë se një çast ikën Sali Berisha pse do të bashkohet Partia Demokratike? Ata që janë pro PD dhe aktualisht janë në mazhorancë a nuk do tu kundërvihen?! Ça është kjo o të ikë Saliu o rashë e vdiqa. Ai do të kishte ikur me kohë.  Vetë e sollën Sali Berishën.

E solli Edi Rama, e zgjoi bashkë me Lulzim Bashën. Sot Sali Berisha do të ishte në punë të vetë. Është një çështje që duhet ta zgjidhin demokratët. Sot më shumë diskutojmë opozitën se mazhorancën. Është ajo që ka futur përçarjen. Ajo që ka bërë marrëveshjen me Lulzim Bashën. Unë jam për një Parti Demokratike të fortë”, tha Budina.

11 Komente

  1. LABI

    Ngele gjithe jeten " bishti i qenit " ti .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexhenda

      o ky eshte koqe kandari komplet

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Personin Nongrata i SHBA-se Sali Berisha do te detyrohej te dorezonte mandatin e deputetit vetem me miratimin e nje ligji te thjeshte: "Kush shpallet Person Nongrata nga aleatja jone e madhe SHBA, te mos perfqesoje popullin shqiptar ne organin me te larte legjislativ te vendit". Ky ligj nuk do te ishte ndonje hata e madhe per nje qytetar te RSH. Por kete variant nuk e pelqeu mazhoranca socialiste, sepse e do Perbindeshin e Vicidolit si gogol per te trembur votuesit edhe per 40 vjet.

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENTSOE

          Diabolik dhe poshtersi, te vjen keq qe Ka qene dhe njeri I artit!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajane hesapi

            O Budina,Saliun e ringritet Ju qe i lepite bythen ne keto 30 vjet

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Legen

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dinua

                Solidaritet sigurimsash!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana

                  E. Budina ka kaluar te estrada e brakes si regjizor.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pede

                    Ky eshte gruaja Adriani Kalase ;)

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kë t’ë dëgjojmë më parë ?!!!

                      Kë t’ë dëgjojmë më parë , ky akuzon Ramën që paska përçarë PD-në dhe bashkë me Lulin janë kundër Saliut , Luli me suitën e tij akuzon po Ramën , se është bashkë me Saliun dhe Metën në “Trekëndëshin e Bermudës” apo “Aleancën e kullave” . Po pse mo sh Edmond 8 janarin Rama e bëri, Rama j’a blindoi dyert SHQUP-it , po SHQUP-in Rama e sulmoi ? Po partitë e Cekës , T Shehit , Pollos , Imamit , Topit , Topallit , Murizit , Patozit , S Shehit , PD-në e VULËS , FOLTOREN , RITHEMELIMIN , Rama i krijoi ?

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Besimtari

                        More ky eshte debil apo luften I shkreti per dicka... Eh ske ci ben,ashtu la lindur....!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje