Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në 13 dhjetor, çfarë do të ndodhë në Bruksel?

11 Dhjetor 2023, 13:55Politika TEMA
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në 13 dhjetor, çfarë do

Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen të mërkurën e 13 dhjetorit në Bruksel.

Në fokus të këtij takimi pritet të jenë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si një nga çështjet kryesore që shqetëson të gjithë rajonin.


Çështje kjo që do të pasqyrtohet edhe në deklaratën e përbashkët që do të firmoset nga të gjithë liderët e pranishëm.

Radio Europa e Lirë ka zbardhur një pjesë të kësaj deklarate, ku do të kërkohet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, angazhim serioz për zbatimin e rekomandimeve dhe marrëveshjes së normalizimit.

Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, dhe Serbia nga kryeministja Ana Bërnabiç.

Pjesë e deklaratës do të jetë edhe angazhimi i BE për përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e rajonit , bazuar në  meritat individuale të vendeve.

Por ndonëse flitet për përshpejtimin e procesit të integrimit, Greqia kërcënon me veto Shqipërinë për çështjen Beleri.

Vetoja e mundshme për vendin tonë, pritet të jetë një nga cështjet e tjera që do të diskutohet në këtë samit.

Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës.

Por vetëm disa ditë më parë Krymeinistri Rama i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në samit bëri të qartë se qëndrimi i shqipërisë për çështjen Beleri nuk do të ndryshojë as para e as pas takimit të 13 dhjetorit.

2 Komente

  1. P
    Pa merak per veton Greke, jane te verbuar nga mega

    Nese Shqiperia vazhdon me reformat, dhe drejtesia e re te behet si duhet deri ne 2030, mendoj se antaresimi ne BE nuk do te jete objekt diskutimi cdo dite, dhe as prioritet i prioriteteve. Vetot e Greqise do te kujtohen si atavizma te nje politike te cilen vete greket e rinj do ti percmojne. Tirana duhet te tregoje se shqiptaret jane popull me dinjitet, dhe kur niveli i jeteses se tyre te arrije ate te BE (deri ne 2030 do shkoje aty afer), do te jemi deshmitare te nje tjeter sjellje te Greqise. Qeveria nuk duhet te perulet para kerkesave te politikes ekstreme greke, Beleri ka qene shqiptar para se te behej grek dhe drejtesiado te vendose per te. A e spjegon dot kush pse nacionalistet e te djathtes shqiptare kandiduan Belerin ne Himare? Ketu duhet kerkuar keqja jone, duhet te quajme kete soj dicka tjeter dhe jo nacionaliste, me mire te quhet antiperendimore.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      Shpjegimi eshte shume i thjeshte zoteri , ekstremi i djethte ne Shqiperi i kryesuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha por nga Ilir Meta ne vecanti , qe eshte i vetmi politikan shqiptr i dekoruar nga parlamenti helen , jane ne nje vije te drejtperdrejte me ekstremistet helene ....zgjodhen Belerin jo se e duan dhe u duhet , vec shikojne qe me venien e Belerit sipas rjedhes llogjike dhe duke matur pulsin e Qeveris , ata fusin ne sher dy vendet me inisitiven per venien e Belerit ne Bashkine e Himares , ata godasin dy zogj , nje fusin ne sher dy shtete sipas planit te tyre ogurzi dhe se dyti pasi helenet te vendosin veton , ata realizojne enderen e tyre te mos fillimit te bisedimeve me EU ...ku dihet qe me fillimn e bisedimeve ata fiken perfundimisht nga politika ne Shqiperi ...me pak fjale dhe hapur ....ekstremi i djathte shqiptar nuk do asnje lajm pozitiv per sa i perket Shqiperise ....

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje