Veliaj në SHBA, i ftuar nderi në pritjen e gjyqtares së parë shqiptare në Nju Jork

11 Dhjetor 2023, 09:55Politika TEMA

Veliaj në SHBA, i ftuar nderi në pritjen e gjyqtares së parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë si i ftuar nderi në pritjen e organizuar për emërimin e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në SHBA, Edit Shkreli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ky nuk është vetëm shekulli më i mirë për Shqipërinë deri më sot, por është edhe shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare.

“I lumtur që shoh motrën time të vogël, Edit Shkreli, të zgjidhet si gjyqtarja e parë shqiptaro-amerikane në Nju Jork, por edhe si më e reja në moshë. Historia e saj, si një emigrante 13-vjeçare, e cila e nisi çdo gjë nga zero, pas humbjes së babait - duke luftuar, studiuar dhe duke u përpjekur fort - është historia e një Hirusheje të kohës sonë. Ky nuk është vetëm shekulli më i mirë i shqiptarëve deri më sot, por mbi të gjitha është shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare si Editi, Mira Murati dhe Ermonela Jaho - e shumë grave të tjera, që frymëzohen prej tyre! FORCA!”, shkruan Veliaj.

2 Komente

  1. S
    Sahale-Shpellari

    Urimi Shkrelit! Po ate mashtruesin e Pharma Bro, Martin Shkrelin a e ka gjo...!?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doni

      O Lali,po do ta takosh shefin kur te kthehet nga Ukraina duhet ta kesh depozituar kestin e rradhes se ndryshe kot e ke!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje