
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. 10 dhjetori është përkujtim i Deklaratës Universale për të drejta e Njeriut, e cila u miratua në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një mesazhi të shpërndarë në Facebook, shkruan se kjo datë na kujton se përmes veprimeve tona ne mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qënie njerëzore.
Dita e të Drejtave të Njeriut | Sot shënohet 75 vjetori i një prej zotimeve globale më novatore në botë: Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Dita e të Drejtave të Njeriut shënon gjithashtu fundin e fushatës botërore të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Kjo ditë është një kujtesë se, përmes veprimeve tona, ne të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, opinionet politike ose opinionet e tjera, kombësia ose përkatësia sociale, pasuria, lindja apo përcaktime të tjera. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin të drejtat e çdo njeriu.
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris, lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë persona besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.
ahahahhahahha, demonkkarcia e USA...LOL...po rivalizon me Kinen e Rusine, ka vite ...Obumm a punon per kete pune akoma......
Ambasade pa ambasador, duket qe Shqiperine ia kini lene Perbindeshit te Vicidolit, keryeagjentit serbo-rus, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Karaxhichit te beje cfare te doje!?
Pensionist eshte lene pa ambasador se kane propozue Lul Bashen por ai nuk pranon,se u ka thanun atyne,jo nuk e pranoj , se pastaj ju ta boni siç ia bate Brrishes!
.... me kete ljm te ambasades amerikane po te jesh kaps dhjet per njehere, lirohesh shume shpejt....
Ha ha ha ha !keni dashtun me than "Dita e detyrimeve te njeriut"!Per ke njerez behet fjale????????