Rama falenderon Scholz: Procesi i rinovuar i Berlinit, një nga shumë sukseset e tij

9 Dhjetor 2023, 17:23Politika TEMA
Rama falenderon Scholz: Procesi i rinovuar i Berlinit, një nga shumë

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij, me rastin e Kongresit të Partisë Social Demokrate që po zhvillohet në Berlin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve në Berlin.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit.


“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht kancelar Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në platformën X.

 

3 Komente

  1. K
    Kampioni

    Ik o rama hipokriti cfare nuk bere qe te promovoje ballkanin e hapur te vucicit, manovra nga me te ndryshmet dhe sperdredhje, por qe fale gjermanise u zbythe sic te takon. Vetem deshtime ka ne cv rama, pervec korrupsionit dhe abuzimeve te shumellojshme-ku eshte brilant, kampion

    Përgjigjjuni
    1. P
      Procesi leshit

      - Procesi Berlini eshte kot , humbje kohe prisni kur te kete kohe te lire Olafi te kujtohet mos bene ndonje takim. - Vetem Opoen Ballkan eshte efiçent vendet jane afer te zgjedhurit flasin direkt nuk ke nevoje per interlocuteur . - Kur ta kuptoje shqipkarri haaa iku koha meruni me koqevaret kosovo-centistet e ldk me marksistet e vetefundosjes me lopet e Gllocanit te Rambushit me dhendrin e Serbis Berrishen haaa.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji i Luces - qeni i draganes

        Po Ballkani i Hapur Komandant? Si do i shkoje fati?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje