Socialistët shohin më pak korrupsion se të tjerët në vendin tonë

9 Dhjetor 2023, 09:21Politika TEMA
Socialistët shohin më pak korrupsion se të tjerët në

Në mes të të gjithë të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania, për perceptimin e lartë të korrupsionin në vend, ata që dallojnë në mes të këtij perceptimi janë votuesit e Partisë Socialiste.

Rezulton se Socialistët janë shumica (50.4%) e atyre që mendojnë se në 5 vite korrupsioni në Shqipëri është ulur.

Diferenca mes tyre dhe votuesve të Partisë Demokratike është shumë e madhe, këta të fundit zënë vetëm 8.9 % të të gjithë atyre që mendojnë se korrupsioni është ulur në 5 vite e fundit, në vendin tonë.

Ky trend i perceptimit të socialistëve vërtetohet edhe kur pyeten për eksperiencën e tyre të drejtëpërdrejtë krahasuar me 5 vite më pare. Edhe në këtë matje, ata janë shumica (56.2%) e atytre që mendojnë se korrupsioni është ulur.

Këto shifra të socialistëve rriten edhe më shumë kur pyeten: “Sa herë ka ndodhur vitin e fundit që familjarë apo të njohur të tyre kanë paguar rryshfet?” Socialistët janë 62 % e atyre që thonë “asnjëherë”.

Kur i pyet edhe për eksperiencën personale nëse kanë paguar rryshfet; 72.7% e atyre që thonë “asnjëherë” janë socialistë.

Lini një Përgjigje