Rama tregon telefonatën me Mira Muratin: Ajo qeshi për çfarë i thashë. Në 13 dhjetor do ja u lë kartolinë liderëve të BE,

8 Dhjetor 2023, 17:21Politika TEMA
Rama tregon telefonatën me Mira Muratin: Ajo qeshi për

Në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se procesi voluminoz i përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me atë të Bashkimit Europian, do të jetë gati më 13 dhjetor në mbledhjen e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

“Që një vend të jetë teknikisht gati për t’u bërë shtet anëtar i BE duhet të harmonizojë legjislacionin e tij me legjislacionin e BE. Për Shqipërinë kjo do të thotë që të ndërvendosë në legjislacionin e saj 280 mijë faqe të 3484 masave ligjore të komunitetit europian. Ose ndryshe ne do të miratojmë mbi 4000 akte ligjore dhe nënligjore.

Që kur Shqipëria e ka nisur ta bëjë këtë përafrim të legjislacionit me BE shumë vite më parë e deri tani, ka arritur të bëjë ndërvendosjen e 510 masave, rreth 15% të gjithë volumit që duhet transferuar në legjislacionin tonë. Tradicionalisht kjo punë kolosale për vendet që e kanë kaluar këtë proces ka marrë 7-10 vjet. Shqipëria këtë punë do ta bëjë shumë herë më shpejt se sa më i shpejti i vendeve pararendëse. Dhe ky nuk është prapë po e them, një qëndrim retorik, ky është një argument i mbështetur në shkencë, inovacion, teknologji”, tha ai.

Për ta mundësuar këtë proces në një kohë sa më të shpejtë, Rama tha se Qeveri shqiptare po bashkëpunon me Mira Muratin, emër i njohur botërisht që ka krijuar inteligjencën artificiale “ChatGPT”.

“Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate, një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati, e dëgjuam të gjithë njëkohësisht bashkë me gjithë botën emrin e Mira Muratit kur ajo mahniti të gjithë me krijesën e inteligjencës artificlale me emrin ChatGPT. Ju e dini si është jeta, secili ka fiksimin e vetë. Unë kam fiksim tim dhe e kërkoj Mira Muratin i ndrojtur nga një ndroje që nuk më karakterizon, dhe ajo më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor dhe unë marr guximin t’i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin në BE.

Ajo qesh se mbase kujtoi se po bëja humor. Megjithatë tyhotë po të dëgjoj. Unë e pyes a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe me juristë dhe të shpenzojmë nuk e di sa dhjetra miliona Euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT. E dëgjoi me kujdes parashtrimin dhe më përgjigjet, po më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe me një skuadër të përbashkët që e krijuam me AKSH-in”, tha Rama.

Kryeministri Rama siguroi se më 13 dhjetor, rezultatet e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE përmes inteligjencës artificiale, do të jenë gati për të gjithë liderët e BE-së:

“Dhe sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbarojë mbledhja bashkë dilemën greke do ja u lë si kartolinë e Vitit të ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për vendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqe masa ligjore të BE-së dhe modeli ynë revolucionar këmbë e krye i gjithë këtij procesi monumental për nga volumi i punës nuk bën thjesht përkthim por edhe një serë shërbimesh të tjera.

Por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasësve të pafundëm të orizit të legjislacionit tonë në tërësi duke nga njëra anë na ekspozuar të gjitha vargmalet e mbivendosjeve që kanë ndodhur si rezultat i kalimit të ligjeve apo VMK pa marrë parasysh vendime të mëparshme dhe duke krijuar një situatë që atë që ta jep një ligij nuk ta jep ligji tjetër, dhe duke na dhënë edhe analizën e impaktit të çdo mase që ndërvendoset me legjislacionin shqiptar për të cilën do na duheshin dhjetra ekspertë ndërkombëtarë. Dhe patjetër duke na garantuar edhe një vend nderi në historinë e kampionatit europian të integrimit”.

27 Komente

  1. p
    pilo Lala

    E mbani ment kur premtoi dy satelite ne Space? Kane mbi 1 vit qe satelitet jane leshuar ne Space dhe punojne. Po e nxorri nga goja, i ka vdek nena, do behet se s'ben.

    1. A
      Albert

      E kam ndjere me kohe dhe e kam thene nder miq se Edi Rama eshte nga ai brume patrioti qe punet per Atdheun i con deri ne fund, se ai nuk largohet nga politika pa e pare Shqiperine pjese te Bashkimit Europian. Nuk kam qene kurre futurist. Por jam i bindur dhe i qendroj fjaleve te mia.

      1. E
        Evropiani nga Shqipëria

        Problemi i ligjeve në Shqipëri nuk është përkthimi (megjithëse ka një tufë me ligje të përkthyer me Google), por interpretimi dhe vënia në jetë. Vazhdo propagandën o Fidel Castro i Ballkanit. Bythën e keni me mit, por tangat firmato nga Victoria Secret

        1. B
          Buda

          Ne Vitin e Ri 2024, Mira Murati duhet te gdhihet anetare e Akademise se Shkencave te Shqiperise.

          1. C
            Chat Gpt 4.0

            O shoku yne Tili! Nuk te ka mesuar mesuesja qe nuk merret provimi me kopje? Nuk mund te cosh ne BE nje tufe me ligje qe nuk i ke lexuar aq me pak kuptuar vetem se do kene vulen e CHAT Gpt. Mire ligjet i nderrove me nje copy/paste alla Gpt por per ata 40 hajdutet qe te rrethojne si do ia besh per ne BE. Sepse Chat Gpt sado qe te mundohet nuk i ben dot te bardhe nga te zinje qe jane.

            1. D
              Dakord

              Mos i ngatërro punët e spakut me të qeverisë or ti. Dhe më kryesorja mos ngatërro qeverinë me shqipërinë. Gëzo për çdo sukses të shqipërisë se qeveritë shkojnë e vijnë.

            2. S
              Speci

              Ec para gjogand!

              1. F
                Fisniku i Freskut

                I ben edhe ca gjera te mencura ky Ed Ramsi...

                1. D
                  Dridhe e perdridhe brenda e ke.

                  Shoku Ed Droga qe t'ja dhjesesh legjislacionit te BE shto me shume faqe per LGBTQ ku pjese e saj je dhe ti. Mos u merr me Muratin se ajo i ka zgjidhur vete hallet e problemet e saj, po shiko largimet masive te shqiptareve sidomos te rinjte qe po ikin nga syte kembet, ja u ke bere varr Shqiperine e bukur dhe te dashur kete dhurate te zotit qe do t'a gezojne afrikane, arabe, aziatik e llopj lloj muti qe ke sjelle e do e sjellesh. Per ty te rrojne Oligarket, PPP, Investitotoret Strategjik si burri i Olta Xhahckes, Karstrati, Mane me rradhe grabitqare dhe vrases qe kane futur ne thes Qeverine dhe mbrohen nga Policia e Shtetit.

                  1. D
                    Deni

                    Shqiperine ai e gjeti me katastrofe se c‘eshte…por skeni faj nuk keni pare ndonjehere perendimin me sy te lire…ti mund te shkosh tenkthehesh e te rrish ne ate shqiperine e bukur siccishte me pare…ka shume te tjere qe preferojne dhe gezohen ta kene shqiperine sic eshte sot

                  2. V
                    Vito i Orneles se Varuzhanit

                    Qeshi se nuk te thote dot qe je idiot.

                    1. E
                      Emigrant

                      Amazing Fantastic Unbelievable

                      1. l
                        lexuesi

                        Do te doja te dija nga ndonje komentues se ç'fare eshte VMK-ja ?Sa per vizionin qe ka Edi ,s'ja ha qeni shkopin ose e zevendesuar me realitetin "S'ja ha Saliu shkopin"!Ndjejme krenari per hapat e ndermara dhe objektivin se ku duhet shkuar ky vend!Lum kush e kupton perjashto kazanin mediatik dhe disa opinioniste te dritareve te kazanit ku perparesi ka emisioni i mafies Saliane "Te ekspozuarit" tashme,ku nuk e kuptoj se ç'fare do Artan Hoxha ne kete emision te "Mergates se qyqeve"ku vetem gazetari nuk behet!

                        1. I
                          Ilirjan

                          Duket si perralle... e pa besueshme! Jam kurioz te shoh fytyrat, reagim et e kryeministrave europiane. Edi Rama gjigandi, di te beje, si ta beje, me ke ta beje. Ndonje zbavature edhe i falet,por Shqiperia eshte me fat.

                          1. s
                            saliu

                            Ky eshte rrote me rrote me Fevziun se kush njeh me shume njerez kur behen te famshem...

                            1. S
                              Skraparlliu

                              Emrin e shqiperise ne bote ja kane ngritur njerez te thjesh te shqiperise te cilet iken nga nje vend i mrekullueshem por i drejtuar nga njerez mostra. Mira Murati jame i bindur si shume shqiptare te tjere do te ndihmoj shqiperine sepse cdo shqiptar ne bote do ta bente kete per vendin ku kane lindur apo prejardhja nga jane. Shqiperia ndryshon vetem kur te zhduket Modeli Enverist Stalinist i te berit te kesaj palo demokracie qe ne fakt eshte nje anarshi e qellimshme nga klanet e kaluara per tju mundesuar klaneve Enveriste, Kapove @ kompani te rembejne sa me shume nga pasuria e ketij vendi te cilet te mund te realizojne katovicen e Ramiz Alise qe leshojme pushtet politik por marim pushtetin ekonomik kjo eshte e gjitha loja ne keto me shume se 30 vjet pas rezimit te diktatures me te eger Enveriste.

                              1. H
                                Hasoni

                                I nderuar Kryeminister, Ne respekt te Veritas, krijues dhe CEO i ChatGPT eshte amerikano- hebreu Sam Altman (Samuel Harris Altman). Mira Murati eshte shefe e teknologjise, pozicion qe e nderon goxha!

                                  1. S
                                    Shkodrani-Belgjike

                                    Kryeminister vizionar dhe modern, po sikur të ishte viçidoli në vend te Edit, do thoshte me jep 10€milion të baj ty të njohur.

                                    1. a
                                      arrifi

                                      ... ti je ne vitin 0 o idiot i gjate , njerzit marin BUKËN me liste ti nuk ke linje hekurudhore qe dhe vendet me te varfra te Afrikes e kane ti ke ujin me orar akoma dhe fluturon me presh ne bythe.Ti qofsh , po mjere ata njeres qe jetojne ne Shqiperi degjojne dhe besojne karlleqet tende.

                                      1. F
                                        Filani

                                        shyqyr qe paske ik ti nga ketu…meri dhe tjeret si puna jote me vete qe te filloje te mari fryme shqiperia se nuk ka per tu ber ndonjehere me tipa si ty…

                                      2. X
                                        Xxx

                                        O Mira a ben chat GPT nje KM nje qeveri e nje parlament .Aman o Mira se do shpetojm dhe ne finale a ka mundesi o Mira te na besh derman ti zv te gjithe kete rrace hajdutesh .

                                        1. E
                                          Enes

                                          Kur dua te bej nje aplikim per nje trajnim jashte vendit, nje nga kushtet kryesore eshte qe aplikimi te mos behet me AI, ose inteligjence artificiale. Rama e thote hapur se po e ben me ChatGPT. Kane per tia refuzuar direkt.

                                          1. D
                                            Drejtesia e munguar

                                            Te shkruash ligjet (ti shqiperosh e rregullosh) eshte gje e veshtire per kohen qe kerkon,por eshte nje pune e "thjeshte" sot ,nepermjet inteligjences artificiale.Vajza Shqiptare e ka ndier detyrim kundrejt vendit te saj ,per perparimin e tij,qe eshte treguar e gateshme per ndihmen.Duhet falenderuar ne emer te te gjithe shqiptareve.FALEMINDERIT e pac fat ne jeten e pune.Pjesa me e veshtire eshte zbatimi i atyre ligjeve.Shqiperia nuk ka mungese ligji por,ka mos zbatim te ligjit dhe kjo e ka sjelle ne kete gjendje te pa shprese.Z.K/minister ,ne krye te vendit je zgjedhur per pergatitje e zbatim te ligjit.Ligjet nuk jane garniture per ti pare Europa por,per tu zbatuar ne permiresimin e jetes te Shqiptareve.

                                            1. D
                                              Debil corapekuq

                                              Si u bekan ligjet e shtetit me inteligjence artificiale ChatGPT. Eshte si te perdoresh Google Translate per perkthim. Ato duhen pare me imtesi nga perkthyes te fushes dhe juriste. Po palloshi nuk do te harxhoje milionat se i do per t'i vjedhur vete.

                                              Lini një Përgjigje