Kumbaro në Kongresin e PS: 9.53 milionë turistë të huaj deri në nëntor

8 Dhjetor 2023, 14:41Politika TEMA

Kumbaro në Kongresin e PS: 9.53 milionë turistë të huaj deri

Rreth 9.53 milionë është shifra e turistëve të huaj të kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit. Këto shifra u bënë të ditura nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë momentit të prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin në Kongresin e PS.

“Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547.221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53%) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor”.
Ajo shtoi se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar.

4 Komente

  1. R
    Real

    Po cfare turizmi moj truthare. Po rreth 300 persona kane ardhur vetem ne nje dite per te varrosur te afermit e vdekur Ptu te neveritur.

    1. A
      Ana

      Foli dhe kjo ndrikulla. Nuk e di pse flet si debile kjo. Dikur, kur ishte pedagoge ishte më me këmbë në tokë, leku sic duket i ka budallallepsur.

      1. 8
        8888

        Kujt i duhen keto shifra te fryra kur nuk thoni se sa dite qendruan,sa ne resorte turistike e sa ne cadra plastike maje krahut duke ngrene ne 3 vakte byreke dhe panine me qofte! Sipas reklamave te tyre neper portale i bie qe 90 % e turisteve erdhen ketu kryesisht se ishin cmimet e lira etj! Pse nuk deklaroni se sa perfitoi shteti nga taksat dhe sa na ktheu neve! Mbi te gjitha te deklaronte se cfare fituam ne shumica e shqiptareve nga ardhja e ketyre turisteve,kur cmimet na u rriten 3 here ,ndersa indeksimi na u be vetem 8.6 %!? Pra qeveria na vodhi,se sic tha edhe FMN,qeveria mashtroi per inflacionin,duke mos e indeksuar pensionet 2 here ne vit nga 10-12 % cdo here,por jo vetem 8.6 %,!

        Lini një Përgjigje