Kongresi i PS, Blendi Klosi: Kundërshtarët janë shkërmoqur para nesh, me Edi Ramën jemi shumë të fortë

8 Dhjetor 2023, 12:00Politika TEMA
Kongresi i PS, Blendi Klosi: Kundërshtarët janë shkërmoqur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ishte ai që hapi zyrtarisht punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm këtë të premte.

Klosi u shpreh se PS ia ka dalë të jetë e fortë dhe të fitojë çdo betejë elektorale nën drejtimin e Edi Ramës. Ai theksoi se socialistët kanë shkërrmoqur gjithë kundërshtarët e tyre.

“Duke ndërtuar një mur të madhe elektoral në përballje të së cilit janë shkërrmoqur të gjithë kundërshtarët tanë, të gjithë bashkë, apo veç e veç, në koalicion apo jo të gjithë ata janë shkërmoqur përpara nesh.

Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Ndaj të nderuar delegatë, miq e të ftuar më lejoni që në emrin tuaj të deklaroj të hapur këtë kongres”, u shpreh ai.

Klosi theksoi se ditën e sotme është përcaktuar të mbahen disa panele ku do të pasqyrohet siç nënvizoi ai “se si ia kanë dalë të mbajnë fjalën”.

4 Komente

  1. R
    Real

    Kjo nuk eshte PS. Kjo eshte ripjellja. Me Edi Ramen thote k…ri. Nuk ka fakt me te forte se kjo thenje e ketij servili deri ne neveri per ta vertetuar kete.

    1. H
      Historia,qe vazhdon te perseritet,nga ish pioneret

      Lart me lart,o shoke flamujt e kongresit!

      1. t
        toni mavrija

        Ndjeheni te forte jo me Edi Ramen por se keni mbrapa 500 mije pensioniste .500 mije socialiste qe nuk po e kuptojne qe Edi nuk eshte i majte, por ekstremi i djathte.500 mije pensioniste-socialist te cilet Edi po i trajton e tallet ne menyren me skandaloze o bixhozxhi. sic talleshe ti me ato 100 milionshe kur luaje pokerin amerikan me Ekerem Bardhen e kapot e droges te bodrumi i Karlsbergut.Hallall i paci kur keta njerez ju besojne.

        1. D
          Dhjetori 90

          Ju zoti Klosi e njihni mire fushen e kumarit,por vetem fale origjines tuaj si pinjoll i Kloseve dhe nip i Kumbarove, keni kete pozicion aktual.Por nuk eshte Edi Rama i forte, por aleanca me Mafian, ku keni krijuar nje rrjet kapilar me bandat dhe te fortet ne cdo qytet duke bashkepunuar me rezultat dukshem pozitiv per ju ne zgjedhje.Ky mur elektoral eshte muri i Mafias e cila kontroll me menyrat e saj procesin dhe mban nenshtruar njerezit.Ju si force poltike e keni kthyer Shqiperine ne Siciline e viteve 90.

          Lini një Përgjigje