Juristi Kreshnik Spahiu tha se të burgosurit politik në vitin 2013 i vunë flakën vetës për të krijuar një simbol, jo karriget e kuvendit të Shqipërisë siç bën ish-kryeministri Berisha.
Ai solli në vëmendje ngjarjen e rëndë ku ish-i burgosuri politik Lirak Bejko, i vuri flakën vetes pas 12 ditësh grevë urie për të drejtat e mohuara, ndërsa lëvizjet e tanishme në kuvend i konsideroi si lojë politike si nga ana e opozitës edhe nga ana e mazhorancës.
“Lirak Bejko, 10 vite më parë, pas 12 ditësh grevë urie, Lirak Bejko vendosi të vetëflijohet dhe nuk i vuri zjarrin as karriges, as çadrës kundrejt në grevë urie, as gazetave, as librave, por vendosi t’i vërë zjarrin vetes në emër të një kauze të cilën e kishte mbështetur dhe e kishte mbrojtur prej dekadash. Ishte ish-i burgosur politik dhe vendosi të vetëflijohet për të krijuar një simbol dhe një model.
Në sytë e mi, kjo që ndodh në kuvend shumicës së njerëzve u duket një luftë politike. mua më duket lojë nga të dyja palët. Nga kjo lojë kanë fituar edhe Partia Socialiste edhe opozita, grupi i rithemelimit të Sali Berishës.
Kjo e dyta ka fituar sepse ka arritur të faktorizohet, e dyta ka arritur të pushtojë të gjitha mediat, ekranet televizive, të bëhet lajm i parë kudo, e treta ka arritur të shtrëngojë radhët brenda vetes, e katërta ka arritur të zëvendësoj fjalën, e pesta ka arritur të lërë në hije të gjitha levizjet e reja politike”, -tha juristi Spahiu.
Niku mekaniku po zevendeson Taku tarallakun per mos thene po ja kalone ( diference moshe ) po si mo i marre haleistet nevojtoristet po ja futen vetes ti thua dolen te fituar se foli media e Sandrit te klanit me spiunin Fevziu apo media e Berrishes me Qim Peken , e Rakipikarri e G.Duma ,Sekretare Berrishes Erla Mehilli apo vogelushi Bushati, budallai Cani ha i dhane hapsise dhe bene te njohur deputetet e rinje Preshi Tritan ,Shalqini , Noka pa Flamure, Vagine per flakadan e Vokshi , billbili Mondit apo Meloqe Paloqe po c'thua o i marre
Ky Kreshniku më ngjanë shumë me Sadam Huseinin. Unë nuk e kuptoj, çfarë mediash janë ato që e pyesin, duke e menduar analist? Ky është bërë si Lubonja, pa asnjë vlerë politiko-sociale.