Ismail Mulleti i dha 350 mijë euro Shkëlzenit, Berisha i dha Ismail Mulletit koncensionin e markimit të naftës! Po SPAK-u ku hyn këtu?

7 Dhjetor 2023, 19:48Politika TEMA
Ismail Mulleti i dha 350 mijë euro Shkëlzenit, Berisha i dha Ismail

Korrupsioni i familjes Berisha është sa vulgar dhe flagrant aq edhe i frikshëm dhe sfidues për SPAK.

Duke parë faktet, krijojet përshtypja se Sali Berisha ka vepruar duke menduar se në drejtësi do të kishte gjithmonë Adriatik Llallën, Gjin Gjonin, Tom Ndrecën, Arjana Fullanin etj.

Sot po sjellë në vëmendje një episod tjetër të përdorimit të pushtetit nga Sali Berisha për pasurimin e familjes së tij biologjike.

Më datë 14 korrik të 2008, Shkëlzen Berisha dhe Ismail Mulleti lidhin një kontratë.

Sipas kësaj kontrate, detyra e Shkëlzenit ishte ndërmjetësimi për blerjen e pronave në fshatin Rinia në Durrës, në zonën kadastrale 31 84, me numër pasurie 60/2, 60/3, 60/4, 60/5, 60/6, 60/7, 60/8, me sipërfaqe 57 494 m2.

Shkëlzeni duhet të identifikonte shitësit potencial të tokës, identifikimin e pronave, të dhëna për shitësit etj. Për këtë shërbim, i cili mund të kryhej në vetëm në pak minuta, me anë të një verifikimi nga institucionet shtetërore, Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti.

Fiktiviteti i shërbimit, me anë të cilit djali ish-kryeministrit ka marrë paratë, është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ka dyshime të forta se shuma prej 200 mijë eurosh të mos jetë vlera e vërtetë.

Po ashtu, zona kadastrale është e njëjtë me zonën ku ka blerë tokë Damir Fazlliç nga Argita dhe Jamarbër Malltezi, tokë që e kishin blerë me lirë. Argita blinte tokë me 10 euro m2 dhe ia shiste Fazlliçit me 18 euro m2.

Më pas në lojë hyn Berisha, i cili me vendim qeverie zgjeroi zonën e parkut energjitik në Porto Romano, duke përfshirë në të dhe tokën e Fazlliçit, klientit të të bijës).

Në datën 11 dhjetor të 2009, po në Fshatin Rinia në Durrës, në zonën e Porto Romanos, Shkëlzen Berisha, ka lidhur një kontratë me Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, për t’i gjetur blerës për blerjen e rreth 50 mijë m2 tokë që kanë në pronësi, duke marre si shpërblim 3 euro për çdo metër katrorë.

Në rastin konkret për shërbimi i tij Shkëlzen Berishës fiton 150 mijë euro të tjera.

Shoqëria që shet 50 mijë metra katrorë tokë në fshatin Rinia ka si administratore Entela Shehajn, pra të njëjtin person që është ortake e Ismail Mulleti, që paguan Shkëlzen Berishën për të gjetur tokën për blerje në fshatin Rinia.

Nëse blerësi dhe shitësi janë ortakë mes tyre, përse kanë nevojë të paguajnë Shkëlzen Berishën 350.000 euro për një ndërmjetësim të panevojshëm?

Sepse biznesmemët, për të marrë një koncension, leje, tender apo favor nga qeveria Berisha, duhet të sajonin pagesa të majme tek Shkëlzeni ose Argita.

Në 27 shkurt 2013, Sali Berisha, përmes kryefinancierit Ridvan Bode, i jep Ismail Mulletit koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve.

Nga bilancet e dorëzuara në QKR koncesioni ka një marzh fitimi prej të paktën 1.2 milionë eurosh në vit, nga e cila në shtet derdh si tarifë koncesioni rreth 100 mijë euro.

Pra, Ismail Mulleti i dha Shkëlzenit të paktën 350 mijë euro në vitet 2008-2009, ndërsa Berisha i jep më pas Mulletit një koncension nga i cili fiton mbi 1 milionë euro në vit.

Si del në skenë Isamail Mulletit

Në 27 shkurt 2013, Ministria e Financave me në krye Ridvan Boden lidh kontratën koncensionare me kompaninë GFI Albania (që nuk ekzistonte në letra) për markimi dhe monitorimin e karburanteve.

Kompania GFI Albania, themeluar 1 muaj pasi ishte lidhur kontrata, zotërohet në 99.3 për qind të aksioneve nga kompania Petroleum Consultin Partners LLC dhe nga Global Fluids International me 0.7 për qind të aksioneve.

Nga të dhënat e dorëzuara në regjistrin e përfituesve fundorë, rezulton se pronarë përfitues të GFI Albania, rrjedhimisht të koncensionit, deri në shkurt 2023 ishin Ismail Mulleti dhe Assaf Halkin.

Në 16 shkurt 2023, Mulleti dhe Helkin ia shesin kompaninë Petroleum Consultin Partners LLC, rrjedhimish edhe GFI Albania dhe koncensionit shtetases turke Nerve Korkmaz.

Kontrata koncensionare është vetëm një nga një sagë vendimesh korruptive të qeverisë Berisha në favor të klientëve, të cilët kishin gjetur më parë një fortë për të paguar te Argita apo Shkëlzeni. (Adriatik Doçi)

18 Komente

  1. z
    zeni

    Se mi kujtuat ku jane keta hijenat gjin gjonet dhe kompani, pse SPAK nuk ju sekuestron pronat!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Romeo

      Uauuu. Fiks si Saliani qe per nje rast analog eshte shperblyer me 200 mije euro nga nje pronar mediash per shitjen e nje prone ne Golem. Dhe perplas kembet ky hajdut per ligjin e korrupsionin.

      Përgjigjjuni
    2. P
      PERMBARIMI

      Shqiperia toke e xanun prej familjes Beri-isha!Kot nuk iu vu nofka "burre shteti" edhe pse vrau kater te pafajshem ne bulevardin D.Kombit ku autori i tyre eshte "plumbi rikoshete ne peme"Rast unikal ne ekspertizat balistike te armeve! Do kalojne dhe 10 vite deri ne ngordhje te ketij perbindeshi dhe ai do jete akoma i pagjykuar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti Palaco

        O Gellbaze, si u paguakan 350 mije euro ne 2008 dhe shpaguhen me 2013? Po koncesionin pse nuk ja mori prap Rama qe erdhi ne pushtet? Palaço katunar!

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zaza

          Offshoret e zenit dhe jlit mulletit jane miliarda $ Po spaku eshte bande kriminale thote saliu se i mbron zenin dhe ilin.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tpc

            SPAK dhe e ashtuquajtura drejtesi e re u shkermoq totalisht nen kembet e shoqes se Argites,Iliriana Olldashit.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Franci

              Motoja e Spak eshte : Godasim ata qe pranojne ti nenshtrohen ligjit dhe nuk mund te veprojme ndaj atyre qe na kercenojne. Pra per Spak ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sufllaqja me qepe

                Kjo kompani pasi i mbaroi koncensioni e shtyu afatin pasi dergoi zarfin. Ky hyn spaku ketu?

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Titvasil shkollëshumi

                  Zeni, ata që ke merak i ke duke u shulluar në resortet e Sharm El Sheik, Bora Bora etj. Si mendon ti, ku do t'i harxhojnë ata milionat e fituara ne 'djersën e ballit' në mejhanet e Tironës?!

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vranakonti

                    Gjin Gjonet u treguan te mençem,e kuptuat shpejt se do vinte nje dite kjo situate e soteme dhe ja mbathen jasht shtetit dhe u bene dado per kujdesin e femijve. Miljonat qe vodhen ata nuk mund t'ja linin SPAK-ut t'i sekuestronte dhe menjehere dhane doreheqje dhe iken nga syt kembet qe askush nuk i kap njeri.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gimcja e Argites

                      Hajdut , maskara , djall, perbimdesh i zi me fytyre dhe zemrr sterr ku eshte plaku Sali. Miljonat e Argites shtreses se mesme dhe Zeni kingut do to nxjerri SPAK. Le te mos paraqitet Salo ne SPAK sepse ata do ta kapon prej bythe dhe ta perplasin pas hekurave kete burracak te felliqur. I pabirre dhe i pabese te vret naten dhe te wan dites.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kriminelat ne litar

                        Sali qen Bisha simboli i ndershmerise i mbrojtjes te kushtetutes por edhe i baterdise kombetare qe shan e ofendonc’do dite nga mengjezi ne darke qeverine dhe Spakun e nje tufe qorra qe ne vend te trurit kane mut e ndjekin e kane shprese qe ky mut muti te rrezoje qeveri qe , ndofta nuk eshte e mire sa duhet po krahasuar me ate te Sali halese eshte vite drite larg .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pirdhni se liroheni.

                          ..... zeni vazhdo edhe me fa,iljen Full-hajne te dy burre e grua me vjedhjet dhe shperdorimet e detyre duhet te denohen me nga 101 vite burg, nder Ridvani fshatari nga Rakicka e Korces me denim te perjetshem.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nuja

                            SPAK të ha munë. Ndonjë fukarai po, merret me te sa ti hekë skalpin.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              km

                              Ismail,nipi i Qazimit?

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drejtesia e munguar

                                Mos u merzit Zeno se punet e "mira" duan kohe.Pas nje shekulli edhe SKAP-i (SPAK-u) do ta beje punen e tij.Ata jane te zene se ka akoma prona te shqiptareve qe nuk i kane tjetersuar.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkodrani-Belgjike

                                  Çfarë koiçidence, Mulleti e viçidoli bashk, nipi i qazim mulletit, mashk me i biri i viçidolit rrjepin Shqipërine, kjo është domokracia.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fisniku i Freskut

                                    Si cdo pushtet tjeter ne Shqiperi edhe funksioni i SPAK-ut u deformua me marreveshjen Berisha-Rama te 23 prillit 2008, e cila i transferoi pushtetet legjislative, ekzekutive dhe gjyqesore ne duart e nje personi-kryetarit te Partise qe fiton zgjedhjet. Marrevbeshja ishte 8 vjet une, 8 vjet ti; Rama ka 10 vjet ne pushet, e prishi pazarin, prandaj rri si i dhjere ne Kuvend.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje