Këtë të enjte, Gjykata thirri Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha të dëshmojë në procesin për dosjen Gërdeci. Mirëpo, seanca u shty për shkak të mungesës në proces të ish ministrit Mediu.
I ftuar në “Tirana Live”, sekretari për Marrëdhënie me Publikun në PD, Edvin Kulluri e komentoi çështjen “Gërdeci”, duke e konsideruar një gabim të rëndë, sepse kostoja ishte me jetë njerëzish.
Sa i përket, Sali Berishës, ai tha se duhet t’i nënshtrohet sistemit të drejtësisë, si çdo njeri tjetër.
“Gërdeci qe një gabim i rëndë sepse kostoja ishte me jetë njerëzish dhe dëme të mëdha. Këtë e di prokuroria dhe gjykata. Ndërkohë, në këtë sistem ajo që bën zoti Berisha është e gabuar.
Ai duhet t’i nënshtrohet sistemit, pse duhet të shkoj unë në gjykatë dhe ai jo. Mendoj që zoti Berisha është një konservator dhe duhet ta njohi më mirë”, u shpreh Kulluri.
Më tej, i pyetur lidhur se çfarë mendonte nëse Argita Berisha vjen në krye të demokratëve, nisur nga fjala në Kuvendin e Foltores, Kulluri e konsideroi kthim pas në kohët e lashta.
“Besoj që modelit aktual po t’i vendosej një model hikerakikë, do të ishte një rikthim 200-300 vite mbrapa”.
Njerez te poshter! Merreni me rrenjet dhe deget dhe jo me trungun dhe rrenjet e Lisit Sali!
O Kullur me kete qe thua gabim i rende duket se je pjese e asaj tragjedie, ajo qe ka ndodhur eshte krim shume i rende u poqen te gjalle 26 njerez plus Trebika e per kete duheshin varur te pakten tre veta Sali haleja Mediu muti e Bumci si minister drejtesie , te pakten nja 5-6burgime te perjetshme dhe tere qeveria qe mbajten sehir nga 10 vite burg .
Tallin Bithennnnn me drejtesin alabake haa nje here s'vjen Fatmir Gerdeci nje here s'vjen Zen Qose ehhh gjykatesin uffffff ulin stresin shyqyre qe s'erdhen . Saga drejtesia varri leshin vazhdon genjen naivet ...