Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për dhunën dhe kaosin e deputetëve të Berishës dhe Bardhit në sallën e Kuvendit.
Ajo shkruan se goditjet dhe fyerjet ndaj punonjësve të Gardës bëhen me qëllim të mbrojtjes së verbër ndaj Berishës dhe familjes së tij.
''Ajo që më indinjoi më shumë sot që në hyrje të sallës së seancave në Parlament ishin fyerjet e shfrenuara ndaj burrave dhe grave të Gardës së Republikës.
Çdo fjalë që kolegëve të opozitës copë e çikë ua rroku mendja, e lëshuan në drejtim të punonjësve te Gardës, që paguhen me pagë modeste e punojnë shpesh jashtë orarit duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në institucionet e rëndësisë së veçantë.
Kjo opozitë që nuk lë rast pa derdhur lot krokodili për shqiptarët e ndershëm e njerëzit e punës, fyen, përçmon, godet, punonjësit e Gardës me të ardhura shumë më modeste se ata, për të mbrojtur me forcë të verbër kryeplakun, familjen e tij, e pasuritë e tyre.
Ky nuk është moral politik!
Kjo s'është drejtësi!
Këto nuk janë të drejta kushtetuese!
Këto janë akte dhune, vepra penale, dhe pafytyrësi njerëzore që përdhosin mjedisin e bashkëjetesës demokratike, cënojnë sigurinë, dëmtojnë imazhin dhe rreken të shkatërrojnë parlamentarizmin dhe institucionet e vendit.
Arrakatja e opozitës vetëm nëpërmjet dhunës është ogurzezë pikë së pari për vetë opozitën, por edhe për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi që është lodhur nga pasojat e dhunës, të cilat janë aq të freskëta në mbamendjen e tyre.
Filozofi francez Zhak Mariten thotë se çdo protestë duhet të jetë jo e dhunshme dhe pikërisht këtu qëndron edhe forca e saj.
Publiku do i dënojë, siç i ka dënuar, me votë. Për vepra penale të konsumuara në sy të të gjithëve, drejtësia duhet të thotë fjalën e saj'', shkruan Spiropali.
Elisa, Elisa sa mire e ben viktimen. Non-Grada eshte maska e juaj o Elisa sepse ne te kundert do kishte perfunduar ne burg. Po ne nuk jemi prokurorija do thote kjo? Po mire moj zonje por ju jeni votuar per te ber shtet? Pse nuk e denoconi kete kriminel? Kush ja jep te drejten ketij krimineli te djeg, vras, shkaterroj dhe te dhunoj apo cenoj sigurine kombtare? Pse nuk i ashpersoni masat ndeshkuse ne parlament? Ndersa per rrogat e gardisteve mos bej hipokriten se ashtu siq rritet rrogat tuja mund te rrisnit edhe rrogat e ketyre. Jeni te gjithe te dh...e deri ne qafe o Elisa.
Te lumte! Nuk ka me sakt.
Burazer tashti qe kaluan buxhetin pa e degjuar populli dhe te risin taksat pa e degjuar populli tash do rregullojnë regullore. Dhe Doti denojne me dy muaj thua se populli ha bare po Keta kane fatin e mire qe eshte kjo opozitë se Keta s'do ishin ne pushtet dhe na dele kjo e shemtuara dhe bene sikur i vjenë keqe per gardistët kjo eshte hipokrizia
Po dhe ju zonja Spiropali mose Beni sikur ju vjene keqe per gardistët se juve ju interesonte kjo remuje buxheti ku njerzit duan te Dine se ca do perfitojne ju e kaluat mese tymyseve per 7 minuta tashti mbase 2 muajsh u kujtuat te Beni regullore te re jo zonja Spiropali dhe ju jeni hipokrita po ta kishit bere ju Saliu do t'ju xirte zvare garuar si tha Saliu nje njeri te futet ne kryeministri dhe kryetari opozitës te jete ka per te ngrene plumbin se respektoje kushtetuten kurse ju tash qe kaluat gjene me te rendesishme per popullin spas qefit tuaj tashti do t'i deboni me dy muaj me mire mose fole zonja Kryemadhi