Falë "revolucionarëve" të Berishës, PS e kalon buxhetin në kohë rekord për 7 minuta

7 Dhjetor 2023, 10:18Politika TEMA
Falë "revolucionarëve" të Berishës, PS e kalon

Mes kaosit të flakadanëve dhe karrigeve mbi foltore, Kuvendi ka kaluar në vetëm 7 minuta paketën fiskale dhe votimin nen për nen të buxhetit.

Deputetët e PD u futën herët këtë të enjte në sallën e Kuvendit dhe si zakonisht janë përplasur me oficerët e Gardës.

Kjo situatë në sallën e Kuvendit po ndodh prej javësh, teksa përfaqësuesit e Partisë Demokratike vendosin karriget mbi njëra-tjetrën pranë foltores, kanë ndezur flakadanë e zjarr brenda sallës.

Kjo normalisht, duket se i shkon për shtat edhe mazhorancës, e cila ka miratuar pa debati buxhetin e vitit 2024, pa dhënë fare llogari dhe shpjegime.

Falë “revolucionarëve” të Berishës, kuptohet, të cilët në vend që t’i kërkonin llogari Ramës për buxhetin, kanë javë të tëra që përleshen me gardistët.

A thua se janë zgjedhur në Parlament për t’u zënë dhe jo për të kërkuar llogari për ligjet dhe buxhetin.

Qytetarët ndërkohë, nuk morën vesh asgjë për buxhetin e vitit 2024, as nëse na kanë rritur taksat, as si do menaxhohen lekët, as se ku do të shpenzohen paratë e buxhetit.

8 Komente

  1. B
    Babale ne aksione

    Qesharak .... lider grupi Salianni haaaa babale . Buxheti votohet ne kohe rekord per shkak te sjelljes se tyre feminore . Qesharak te zbritur nga provincat ne Tirane kush ishte efekti i aktit te rrugaçeris suaj ne parlament . 1 Buxheti votohet . 2 Ju ktheheni ne qesharak . Djali Sheges me burrin e peste, hajdut misrash i denuar katundar i zbritur nga malet ofendone mikrofin mbajtesit ( jeni si klasa e pare ) nje katundar qe halen wc e ka te fundi bahces wc me grope se nuk ka kanalizacion kercenon.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sula

      Ne shkrim çfaqet habija : " a thua se jane zgjedhur ne Parlament per tu zënë...". Po, pa tjeter që janë zgjedhur ne Parlament per tu zënë si revolucionare madje eshte kriteri kryesor i Salisteve edhe per zgjedhjet e 2025, në se do të marin pjesë!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Eshte imorale se si “ gazetaria” normalizon kete cmendurivte mbretit Rama i pare( ose Zogu i dyte).

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha

          O ilir që të janë liruar trutë, sërish rama e ka fajin se bëjnë ata si kafshe?

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kukafshefthi .al

          Tym në log të kuvendit Tymi më sallën e kuvendit nuk është tym i flakadanëve apo i sendeve të tjera piroteknike që deputetët-majmun të Saliut i mbajnë si pajisje personale, por ai tym në të vërtetë u del nga kokat e tyre boshe e të shterpuara , koka pa tru , gdhë që mendja u ka ikur për lesh. Ajo majmunëri e tyre në parlament është sfilata e manekinëve të nongratës, kokës që i ka dalë tymi dhe flaka me kohë që nga 97-a ,flaka Gërdecit, e 21 Janarit, e molotovëve . Monstra e përçudnuar ngzëllehet me kllounët e vet, kënaqet me 5-6 nxënësit e vet të zellshëm që i ka nxjerrë nga hundët. Lereni të zbavitet e të kënaqet ! Është duke luajtur epilogun e aventurës së tij derisa t’i dali shpirti! Populli qesh por edhe qan me pjellën e vet të shëmtuar të cilën duhet ta duroj derisa ta gropos historia . Lerini të japin shfaqjet e tyre vetdemadkuese. Kështu e ka agonia. Bisha turfullon e egërsohet keqas deri sa ta lërë fuqia. Edhe fëmijët po i neverisin me kalamanllëqet e tyre bajate. I vetmi trishtim që kanë fëmijët është se tani që po vijnë festat do donin të luanin ca me lodra piroteknike, por përderisa u doli boja s’ia vlen që të argëtohen me këto lojëra deputetësh e aq më pak t’i imitojnë . S’ia vlen t’i imitojnë. Rolin e majmunëve edhe fëmijët e neverisin.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Fajet i ka SPAK.Ska pse të lerë drejtësia që të zbaviten,parlam enti nuk është park zbavitës. Ky pis duhet burgosur si çdo qytetar tjetër.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Martin

            Kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha, shkaterruesi 30 vjecar i Shqiperise nuk duhet te jete me perfaqesues i popullit ne organin me te larte legjislativ _Kuvendin e Shqiperise. Mjafton shpallja e tij:"Person Nongrata" nga SHBA, qe mazhoranca e sotme te nxjerre nje ligj qe te mbeshtese kete vendim te Departamentit te Shtetit Amerikan.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nikolin Luca

              Une per vete nuk jam dakord per kete idiotsi qe deputetet e Rithemelimit po bajne prej javesh... ashte nji gjendje qe as i nihmon ata , as i mundeson te ndryshojne asgja ...vec ja lehteson rrugen maxhorances... Megjithate une kam nji dicka tjeter qe me shqeteson? Si nenshtetas me shqeteson fakti se :- Sali Berisha nuk paraqitet prane Spak dhe ministrri i rendit nuk shqetsohet? Po sikur nji qytetare nuk do paraqitej ... a thu do shqetsohej ministri , prokurori apo gjykatesi apo do ta conin policin ta kapnin per zhelesh qytetarin ( noshta ngaqe nuk pati leke per me pagu dritat apo ujin )....Me shqetson edhe fakti qe70% e politikaneve jane nder me te pasurit ne shqipni dhe nuk ju hyn ferre ne kame ( me perjashtim te 3-4 veteve qe kane mendu me dale nga rreshtiose noj fakirit qe e ka kap kamera pa dashje ). Kryeministri del e flet bukur por lam mut me shurre thote populli....Nuk e njoh ,nuk e di etj etj . dhe ku ashte ma e keqja kryeministri qe nuk i njeh disa njerz ne parlament jua shton rrogen , dietat per sherbime qe 85 % e deputeteve nuk i bajne dhe ijep nji shtese te vogel pensionisteve (atyne qe punuan e derdhen djerse e gjak ne hidrocentrale, mesuesve qe i mesuan etj etj .. )Paga mujore e deputetit ashte sa 15 fishi mos ma teper se pensioni vjetor i nji veterani pensioniste . Lulzim Basha ( dhe jo vetem ) smahet mend qysh kur nuk ka shku ne kuvend por rrogen bashke me dieta e ka marre njisoj si kryeministri apo ai tjetri .....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje