Seanca plenare e ditës së sotme është ndër më të rëndësishmet, ku pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024. Por, Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend.
Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.
Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët e radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.
Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur në SPAK edhe nga policia, duke rrezikuar gjobë deri në 5 vite burg.
Lini një Përgjigje