A do të kemi ndryshime në qeveri më 8 dhjetor dhe zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Rama

7 Dhjetor 2023, 09:02Politika TEMA
A do të kemi ndryshime në qeveri më 8 dhjetor dhe zgjedhje

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje zërave se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si një zgjidhje për t’i dhënë fund kaosit në jetën parlamentare.

Sipas shefit të qeverisë, PS po përgatitet për procesin zgjedhor të 2025 dhe asgjë të ngjashme, në një kohë të afërt siç pretendohet nga opozita.

“PS fiton për shumë arsye dhe fiton sepse është gjithmonë disa hapa përpara gjithë të tjerëve dhe është gjithmonë në përpjekje për të rikrijuar vetveten. Duke nxjerrë mësime nga çfarë erdhi nga zgjedhjet e mëparshme dhe Përgatitemi për zgjedhje të tjera. Jo të parakohshme, të tjera”, tha Rama në “Debat”, në A2CNN.

Shefi i qeverisë hodhi poshtë edhe zërat, kryesisht nga grupi i Rithemelimit që thonë se do të ketë ndryshime në qeveri, që do të njoftohen në Kongresin e PS.

“Çfarë ndryshimesh. Pse duhet të bëj ndryshime në qeveri në Kongres? Ato që janë befasi nuk thuhen para kohe e para. E dyta nuk ka ndryshime të kësaj natyre”, tha Rama.

Sa i përket përzgjedhjes për të zhvilluar Kongresin më 8 dhjetor dhe simbolikës që përfaqëson kjo datë për demokratët, Rama tha: “Është ditë pushimi, është dita e rinisë dhe është një ditë e mirë për të bërë një kongres”.

6 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Te lumt.Ec perpara dhe mos pyet fare per Salin dhe horrat e tij.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Joni

      Me siguri je i/e rritur me femijet JASHTE SHTETIT. nuk behen shqiptaret per fat te keq

      Përgjigjjuni
    2. s
      shpiragu

      a ALBA Alishani nje gazetare mediokre, pa takt dhe e pa sjellshme ,pa edukat ,dhe nuk njeh pozicionin e saj me me te medhent ne mosh rasti i intervistes me krye min.NJE gazetare e ketij kalibri eshte t u r p per A2

      Përgjigjjuni
      1. P
        PO ME PROFESIONET E LIRA , ÇA PATE ? S’JEMI PASA

        Shqiperia ka marre per mirë . Ke te drejtë . Na zbardhe faqen . CHAPEAU !!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Profesionist i lirë.

          Na tradhetove, do të të tradhetojme. Jemi shumë ,por do te na mbytesh me kete ligj qe kalove .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin

            O Edi, Shqiperia ka nevoje urgjente per te zevendesuar Ministrine e Rinise me Ministri te Industrise Ushqimore.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje