Shkaqet pse po hesht Lul Basha

6 Dhjetor 2023, 19:03Politika TEMA
Shkaqet pse po hesht Lul Basha

Nga Ylli Pata

Ndërsa Sali Berisha me Gaz Bardhin i djegin karriken në Parlament, Lul Basha dërgon foto nga SHBA-ja, me politikanë të rëndësishëm, apo në Europë, me autoritete të BE-së apo qeverive perëndimore.

Një pantonimë, e cila në opinion, sidomos në atë pjesë që janë mbështetës apo aktivistë në opozitë, duket si bosh, e pamjaftueshme, e natyrisht e ngathët.

Ish-Presidenti Bamir Topi, i cili prej vitesh ka qenë kritik edhe ndaj Lulzim Bashës, në një intervistë të fundit pati një qëndrim paksa më të ndryshëm.

Përveçse e veçoi kreun aktual të PD-së si një “mëkatar i falshëm”, dha edhe një këshillë për Lulzim Bashën. “Po ta këshilloja, do t’i thoja që të jetë çdo natë nëpër studio televizive me shumë gazetarë që të nisë një aksion real politik”, tha Topi. Që sipas gjasave, me këtë mënyrë gjuhe tregonte se ka komunikim me Bashën, ose në mos komunikim një tangecialitet politik me anë të njerëzve që shërbejnë si enë komunikuese.

Këshilla e ish-presidentit, që është një politikan me përvojë e i njohur i së djathtës, në fakt përbën thembrën e akilit të qëndrimit të përgjithshëm që vjen nga publiku opozitar. Që më në fund Lulzim Basha të dalë në mejdan e të përballet me Sali Berishën, e të gjithë ata që nuk janë rivalë të tij, por pengues në rrugën politike.

Si Bardhi, si të tjerët që janë nën hyqmin e ish-sekretarit të përgjithshëm të PD-së, nuk pranuan që ta rivalizojnë Lulzim Bashën në votimin e anëtarësisë që u zhvillua në korrikun e këtij viti. Qoftë edhe duke kërkuar qartazi rregulla të tjera loje, apo fakte bindëse se lista që votoi më 29 korrik ishte e trukuar.

Nuk dhanë fakte bindëse për këtë, sepse nuk kishin. Ajo anëtarësi që ka mbetur në PD natyrisht që nuk do të votonte Gazmend Bardhin, pasi ai ndaloi partinë të hynte në zgjedhje më 14 maj, si dhe mbështeti hapur kandidatët e foltores.

Duke vulosur kështu qartë kalimin e rreshtimin në partinë e Sali Berishës, e cila nuk është formalizuar dhe ka përdorur dy herë vulën e Ilir Metës për të hyrë në zgjedhje.

Në këtë logjikë, dalja e Bashës në fushë, e sfumon menjëherë grupin tjetër edhe pse ai është më numerozi. Fuqia potenciale e 40 deputetëve të Bardhit në Kuvend, është si pesha specifike e 19 deputetëve të LSI-së në Parlamentin e 2017-s. Praktikisht zero. Vetëm nëse ata, pra deputetët e Bardhit bëhen faktorë në Kuvend, në ndonjë reformë kushtetuese apo elektorale me mazhorancën, pasi kanë sigurinë më të madhe për të garantuar kuorumin final. 

Por këtu, grupi i Bardhit nuk ka asnjë ide për reformën e re të modelit zgjedhor apo të administrimit të zgjedhjeve. Kjo sepse, atje komandon doktori, e nuk i lë hapësirë për të dhënë një draft apo model. Ai ka zgjedhur zjarrin, luftën e karrikeve e përplasjen me mazhorancën, të paktën deri në një vendim të ardhshëm të Gjykatës Speciale.

Ndaj, taktika e Berishës dhe Bardhit, për një kohë të gjatë, ka për të qenë ndalimi me çdo mënyrë, me çdo mjet, lejimi i uljes së Lul Bashës nga avioni në politikën vendore këtu.

Pasi Basha, ka dy karta të rëndësishme në dorë, që nëse shtrohen bëhen menjëherë lajm por edhe përfshijnë pjesën më të madhe të debatit politik. Ai ka në dorë paketën e tij për reformën kushtetuese, ku ka shumë gjasa që të ketë diskutuar edhe me partnerët ndërkombëtarë për këtë, por më e rëndësishmja është karta tjetër, ajo më e reja fare.

Që është edhe shkaku se përse Gaz Bardhi, Jorida Tabaku, e një pjesë e madhe e deputetëve janë larguar dhe prishur keq me Bashën.

E kjo nuk është gjë tjetër veçse shpallja ose lançimi i një elite të re politike të Partisë Demokratike, që vjen nga degët e saj në të gjithë vendin. Njerëzit që udhëhoqën dhe kryen rezistencën e fortë ndaj Sali Berishës, e u vunë në krye të një beteje të fortë politike, tani presin promovimin e tyre, e nisjen e një stine të re politike për të dalë në treg. Kohë nuk ka më, pasi zgjedhjet janë te porta. 

Gjasat janë që kjo të ndodhë në janar, por gjithsesi 2B-të kanë edhe ata skenarin e tyre për t’ja djegur tryezën ku do t’i shpallë. Ndaj, duket e pakuptueshme pritja, kur njerëzit që i dhanë Lul Bashës mundësinë për të rinusëruar, kanë të drejtë të presin të dalin në shesh. Janë ata që do ta marrin në dorë luftën me grupin 2 B. E atëherë do të ishte interesante shumë politika, e opozita realisht do të merrte nismën e debatit, pa zjarr e kapsolle.

13 Komente

  1. a
    ardit

    Te kerkosh shkaqet e heshtjes se nje individi qe ska cte thote...duhet te jesh idiot si Ylli.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Partia

      Mos e ofendo Yllin, ai është lëpirës, jo idiot. Ka 1 vit pa fjet mw gruan.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Ligji mafies eshte (mos fol)

      Para disa vitesh isha me pushime ne Sardenje dhe bera nje visite ne Sasari , ne zemer te qytetit ishte nje burge i madhe ku ne murin e burgut pjesa me visibles ishte shkruar taguar ( Kush flet vritet ) bera nje photo e kam edhe sot ne album . - Ligji mafies eshte Mos Fole zoteria ka qene pjese e kupoles se familjes kriminale Berrisha nese flet .....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Ashtu vërtet! Basha ka ngrënë jo një lugë çorbë të prishur, por një kazan plot me mut nga llagëmi i punëve të pista që ka kryer Sa-lehu, të paktën nga 2005, kohë kur ishte në krah dhe më i besuari i tij. Ndaj ata janë si dy siamezë. Kartërat ua dogji Amerika, duke shpallur monstrën 'non-grata'dhe duke detyruar "djalin" politik ta priste tubin lidhës me të cilin ushqenin njëri-tjetrin, me dorën e vet. Ndryshe nga "babai" i shkollës të së cilit është, siç vetë ka deklaruar, ka gjithë veset e tij politike, por dallon nga ai vetëm në një, paburrërinë. Po të mos i mungonte kjo, ai që di jo pak, duhet të tregonte jo shumë, por vetëm një: rolin e monstrës në tragjedinë e 21 janarit 2011, dhe cili ishte aty roli i tij personal, nëse kishte ndonjë rol. Personalusht mendoj se kishte ndaj dhe ka frikë, sepse një politikan, aq më tepër ministër i Brendshëm që mbulonte "vrasësit" gardistë, mu për këtë, minimalisht duhej të kishte dhënë dorëheqjen, gjë se bëri. Nga kjo dyshoj se në këtë tragjedi ai është bashkëpunëtor me kryekriminelin, kjo qoftë dhe me heshtjen e tij, duke mos ndihmuar kështu dje dge sot drejtësinë për të zbardhur të vërtetën. Në këtë lloj implikimi të tij me Sa-lehun, dhe për një sërë shtrëmbërime të thera në karakterin e tij, si dhe paaftësi në lidership, a mund të jetë Lule Basha, shpresa e PD-së të së ardhmes?! Aq më pak e opozitës shqiptare?!?! Për mua kurrë, edhe pse thonë "kurrë mos thuaj kurrë!". Për Bashën këtë e them me bindje.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1

        Neqoftese Basha nuk ka gelltitur ndonje lug corb te prishur duhet te dali ne tv. kryesor dhe te sqaroje 3 gjera qe ishte deshmimtar i dores se pare 1-gerdeci 2-21 jenari 3-rruga e kombit.Kjo neqoftese do te kthej lumin e votave nga partia e tij, ndryshe le te haj pershesh me kos e te fler gjum

        Përgjigjjuni
        1. p
          pilo Lala

          Jeni ne vete ju? Ky ka ngrene tere tenxheren e corbes Saliut, eshte i zhytur gjer ne gryke. Saliu e fluturon Lulin me nje telefonate po te doje, por per momentin nuk e ben, sepse pastaj do i hapi telashe te reja vetes me drejtesine. Po te flasi njeri prej tyre si Dumani i penduari drejtesise, e gjithe PDja shkon ne burg, 100%.

          Përgjigjjuni
        2. x
          xhemal

          Thjesht edhe basha eshte nje sali i Vogel e organizata e saliut(me emrin e lulit nuk ndryshon asgje).…vetem nje levizje e re me ide e program serioz demokratik mundi te jete nje pakice e vertete

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Te gjitha fraksionet e PD janë bashkëpjesmarrës në krim kombetar: vranë popullin me armët e ushtrisë me 1997, genociduan popullin me armët e Gardës më 11 Janar 2011, pushkatuan parlamentarizmin më 2019 kur dogjën mandatet e deputetit. Perpjekja per ta gjetur "te ardhmen" e PD-se te PD-ja, pervecse eshte e pamundur, eshte edhe kriminale ndaj popullit shqiptar, sepse mban gjalle nje force politike te inkriminuar ne baze te ligjit kombetar dhe nderkombetar! Kaq poshte paskeni rene, o gazetar, qe te mos e kuptoni?

            Përgjigjjuni
            1. s
              serma

              O Ylli mos ki besim tek Luli, ai eshte bosh fare dhe bashkepunetor ne korrupsion me Saliun e te tjere. Luli mbaj mend nuk fiton kurre, edhe Amerika te vije ketu. Ai nuk do te fitoje mbaje mend, nuk ka fryme dhe karizem, plus nuk ka kapacitet per te drejtuar vendin. Thjesht i pa lexuar dhe pa intelekt.

              Përgjigjjuni
              1. p
                panairi i kotesive

                Si nuk kini turp,per kete medioktritet banal,qe kerkoni te rrinxirni ne skene nje kakerdhi te thermuar,por me shume ere te krimeve ekonomike dhe njerzore,qe ka bere,ky njeri dhe shume koti ne kete vend.Dhe ky tani si nje bufon i neveritshem,qe akoma nuk guxon ti afrohet bandes se saliut,shkon dhe ben vec fotografi,me ndonje ish zyrtar te shba-as.Pa le ,po shkoni dhe na paraqesni si nje politikan me eksperience,nje specie rrumbullake sic ka dhe targen,topi,pa asnje kontribut ne demokraci,por qe berisha e perdori si nje lul,pasi i duhesh dhe nje perfaqesues Tirane,Dhe ne kompesim te kesaj topi,pa intersat e veta,qe nga marrja ne menyre te paligjeshme te pronave etj.Dhe kur saliu u be president,ai i sherbeu dhe me mire vetes.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesia

                  Luli vazhdon me kostumin e vjeter,po behet copash qe te bej foto me ca copa senatoresh duke paguar,ai eshte i zhytur deri ne gryke me fondet Pd te paguara me rubla ruse,etj etj....mbasi te sqaroj gjithe cka bere e vjedhur,pastaj flasim! Ylli ke gabuar ne kte shkrim! Luli ka ngren okllain e byrekut!

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Opionisti

                    Mund te arestohete luzim basha ne amerike me urdher umniku

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lira

                      Luli cuni me besnik i nongrades Sali qe din shume gjera per kriminelin pasi ka qene per 16 vite ne prerin e tij po kam frike se Lulka mund te kete bere zullume qe i di krimineli Sali e nga frika ju rri larg ekraneve .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje