Sali Berisha, deklaroi në hyrje të Kryesisë së Kuvendit se sapo të vendoset një datë se kur do të mbahet protesta, do të bëhet e ditur. Ai tha se opozita denoncon ‘kriminelin me kollare që është te Komisioni i Sigurisë’, duke akuzuar kështu Ballën.
“Sot Balla përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin. U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj. Nje pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë dhe rajonit, do referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka.
Nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje.
I cili ka shoqëruar narkotrafikantin, bosin Edmond Bego, 54 herë me ngarkesa droge nga Tirana jashtë vendit.
I cili ka shoqëruar Pëllumb Gjokën disa herë nga Tirana në Romë. Në fakt ka mbrojtur me pasaportën e tij diplomatike, transportin e drogës për klanet kriminale.
Përveç kësaj Balla është i njohur me lidhjet e tij me Bajrat, si një zar i tyre, ku në regjistrime ata shprehen se me të e kemi zgjidhur problemin e ligjit të lojërave të fatit.
Po ashtu me Rrajat, me bandën e Elbasanit, ku ky merret me tenderat që duhet të fitojë një nga banditët e Elbasanit. Pra, sot ky përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe ne e denoncojmë”, tha ai.
ne kujtuam se do thoje daten ne fillim pastaj do e caktoje....
Se pari duhet te futeni ne grev urie shoku Sali e me pas merruni me uriganin e protestuesve. Kam besim te plote qe do te kete pjesmarrje nga gjithe trevat shqiptare. Gjithe mediat nderkombetare po i bejne jehone livizjes se opozites se menderosur por krenare per cafre ka arritur.
Ndrysho kenge dhe vije melodike se i bie cyles gjithmone ne nje vrime o komunist e non grata.
Unë themë lëf pak afer se nuk të zë. O do të zere apostoma o sylybati .., urojë shumë të mos vdeç , të shikojnë syte adhap..!!
Në vjeshtë , kur të bëhen lakrat e preshtë . Haroi që Balla futi në Komisionin e Sigurisë Fazlliçin .
Zot fale Vampirin. Ka nevoje per gjak shqiptari. Mjere zagaret. Por atyre ua Ka thithur gjakun. U shofshin zagaret qe e mbajne gjalle Vampirin.
Caktoje sa ma pare Pra ! Nje ore para do te rrasin Mrena se po e ben Balte problemin