Fjalimi i Argitës në Kuvendin e Berishës, Klosi: Doli aty, se i shoqi është brenda! Tregon se ka përgjegjësi penale! Me flakadanë s’mund t’i imponohesh Europës

6 Dhjetor 2023, 09:18Politika TEMA
Fjalimi i Argitës në Kuvendin e Berishës, Klosi: Doli aty, se i

Prania e Argita Berisha Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.


Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’, në Report Tv tha nuk e di se çfarë merite ka vajza e Berishës në PD e shtoi se problemi kryesor tani në atë parti është arrestimi i burrit të saj Jamarbër Malltezit.

Sipas Klosit, ajo doli aty në emër të të shoqit pasi ai nuk flet dot se është brenda dhe kjo tregon se i shoqi ka përgjegjësi penale.

''Jo nuk shoh një trashëgimi pasi pastaj do të ishte skandaloze fare. Nuk e di çfarë merite ka vajza e tij. Se di pse kishte pranuar të fliste pasi problemi kryesor i PD-së sot është arrestimi i të shoqit. Ai është një problem i madh, tregon se i shoqi ka përgjegjësi penale.

Ata po ngulin këmbë se prokuroria është e gabuar. Ka bërë menaxhime administrative biznesi dhe ka arritur të fitojë aty. Doli aty në emër të të shoqit. Meqë ai nuk flet dot se është brenda, doli ajo dhe foli'',- tha Klosi.

Duke u ndalur tek aksioni i Rithemelimit me kaosin në Kuvend, Klosi tha me këtë mënyrë nuk fiton askush, e shtoi se ata që duan të qeverisin nuk mund të vijnë duke djegur parlamentin.

''Foltorja e parlamentit më shumë i duhet opozitës se pozitës. Këta kanë nevojë që ta zgjasin sa më shumë këtë diskutim Këta po i heqin vetes mundësinë për të folur për të kritikuar.

A nuk është problemi bllokimi i mazhorancës, por këto nuk kanë logjikë në veprimet e tyre. Është bërë më e qartë pasi është ndarë në tre grupe dhe nuk po merren vesh me njëri tjetrin. Pretendohet që qeveria po e shfrytëzon grupin e Bashës.

Nuk fiton askush me këtë. Ata që duan ta marrin me forcë parlamentin , ai ka qenë ministër i brendshëm. Ky do të na qeverisë ky që do të djegë parlamentin. Këtë punë mund ta pëlqejnë ca njerëz gallataxhinj. Militantë që ua dinë për nder për atë që u ka ndodhur në jetë. Populli do të qeveriset. Kjo mënyrë që është absurde nuk e pranon Europa të imponohesh me flakadanë'',- tha Klosi. 

 

1 Komente

  1. K
    Kenge Dukaqote

    Ulkonja e bijapur e Ujkut .Kujdes femijet dhe te moshuarit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje