‘Foltorja’ merr ‘pushimet’: Ky është muaj festash, s’është i përshtatshëm për protesta!

5 Dhjetor 2023, 18:30Politika TEMA
‘Foltorja’ merr ‘pushimet’: Ky është muaj

Deputeti i Edmond Spaho nga radhët e Rithemelimit, thotë se opozita do të shkojë drejt mosbindjes civile dhe do të radikalizojnë aksionin e tyre.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj Spaho tha se ata do të organizojnë protesta, por ky muaj nuk është i përshtatshëm për shkak se është një muaj festash.

"Qëndrimi që mbajmë ne në Kuvend është në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës. Reforma elektorale. Jemi 43 deputetë. Është shumicë matematikore. Le të mos flasim për ideologji. Mazhoranca nuk po reflekton me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

Ne do të vazhdojmë sa kohë që mazhoranca nuk reflekton. Edhe protesta do të organizojmë. Ky muaj nuk është i përshtatshëm për protesta, janë festat do të vazhdojmë festat pastaj. Ajo që ndodhi në Kuvend ishte formë e mosbindjes civile"- tha Spaho.

Spaho kritikoi edhe qëndrimet e ndërkombëtareve në thirrjet e tyre për protesta paqësore.

"Këtu është krijuar një model dhe ushqehet fort ky model se protesta duhet të jenë paqësore. Njerëzit me këtë janë velar janë ngopur.  Komiteti ndërkombëtar kërkon që të bëjmë protesta paqësore. Nuk di rrugë tjetër përveç radikalizmit. Po përpiqemi me zgjedhje! Ka rast më flagrant se në Kukës, dyfishuan votat! Ushtrohet presion. Të merret seriozisht reformimi i Kodit Zgjedhor, zhvillimi i zgjedhjeve demokratike"- tha Spaho.

Nga ana tjetër analisti Poli Hoxha tha se problemi është se opozita nuk ka mbështetje në terren nga qytetarët.

"U mungon populli. Nuk po u ndjekin as ata që u kanë votuar. Secili nga 300 veta të sjellë bëjnë 12 mijë veta, as kaq nuk sjellin dot. Kur ti ke arritur në një pikë që diktatura po të bën kështu dhe gjithë këtë tragjedi të madhe nuk po e shoqëron dot. Ku popull nuk po i përfill nuk po i ndjek.

Çdo gjë lëviz. Njerëzit thonë ku po na çojnë këta. Dhe ti thua do të bëj këtë do bëj atë. O prano se nuk e bën dot protestën, ose nise sot. Cakto një afat. Lë të pranojnë se nuk i ndjekin më njerëzit. Le të dalë tani e të thotë se Berisha është i nderuar, i mbarë le ta thotë"- tha Hoxha.

5 Komente

  1. J
    JO

    Ku e ka lexuar ky dhe Sali Berisha qe ne ditet e festave nuk protestohet? Kjo ideollogji eshte e frymezuar nga feja dhe jo nga demokracia. Me sa duket jemi ne prag te shpalljes se Foltores si organizate islamike. Saliu vret vetem kur mendon ai se eshte koha per te vrare, por jo ne ditet e shenjta....

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zot na fal cfare ke krijuar ! Mut...mjalte pafund

      Foto qe flet shume Zot na fal sa mut ..mjalte deshta me thanun....jane .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Ne fillim thote kane folur nderkombetaret pastaj me pas thote ndryshe.Sa te keni Berishen non grata asnje nderkombetar nuk merret me ju.Edhe nje italian qe erdhi ne kuvend i hodhi poshtë me fjalen e tij te gjithe fjalet tuaja per pushtetin dhe i ra ne sy zhvillimi i vendit sidomos Tiranes.Sa i takon diktaturës qe permend ai rrypi tjeter une nuk e kuptoj ku e shohin,se po te kishte diktaturë nuk e lejonte kush me fole ça do t'i.Nuk eshte diktaturë mazhoranca ne kuvend,sepse nuk do i lejonte ato veprime dhe minorancë pa emer ,nuk i ka ndjekur te gjitha rruget ligjore per kerkesat e saj

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati idealist

          Këtyre sharlatanëve bythëlëpirës berishist u ka mbetur ora më 1997,por ajo kohë kur maloku dogji e vrau Shqipërinë nuk ka për tu kthyer më.MALOKU sheh ëndërra me syhapur.Ai është i dënuar nga bota demokrtike dhe nga shqiptarët.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            O mondo po te kujtoj nje shprehje popullore " prit gomar te te mbije bare ". Po bari nuk mbiu gomari ngordhi dhe mondi pordhi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje