Noka ndezi zjarr në Kuvend, Berisha: Shenjë e mosbidnjes civile, kërcënimet nuk na dekurajojnë

5 Dhjetor 2023, 13:13Politika TEMA
Noka ndezi zjarr në Kuvend, Berisha: Shenjë e mosbidnjes civile,

Tentativën e deputetit Flamur Noka për t’i vënë flakën karrigeve në sallën e Kuvendit, Sali Berisha e argumentoi si shprehje të mosbindjes civile kundër maxhorancës.

"Mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama", tha Berisha. 

Lideri i Foltores pati edhe një koment përqëndrimin e Taulant Ballës pas përfundimit të seancës plenare, ku ministri i Brendshëm kërkoi nga Prokuroria të veprojë penalisht ndaj deputetit opozitar.

"Asgjë nuk e dekurajon opozitën, Taulant Balla është simboli i krimit në qeveri. Është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë me dokumente."

Seanca e radhës parlamentare është parashikuar për këtë të enjte ku opozita ka njoftuar për një reagim edhe më të fortë të mosbindjes civile, ndërsa mazhoranca planifikon të miratojë nen për nen dhe në tërësi buxhetin dhe paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

1 Komente

  1. N
    Noci

    Nuk kam dagjuar kend te kercenojne,por sigurisht ndoshta dikush nga BKH mund te jete duke u marre me ate pune,se imuniteti e mbron deputetin per disa veprime por jo antikushtetuese,se ndonje dite dikush do shkoje te japi llogari per djegje dhe dhune qe po ushtrohet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje