Basha vizitë në SHBA, takim me kongresmenin Hill: Lufta pakompromis ndaj korrupsionit, prioritet i PD

5 Dhjetor 2023, 09:28Politika TEMA
Basha vizitë në SHBA, takim me kongresmenin Hill: Lufta pakompromis

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, u takua me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës.


Në këtë takim, Basha e ka njohur kongresmenin Hill me situatën në vend dhe rajon dhe ka ndarë shqetësimin për situatën e tensionuar, që kulmoi me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

Mbështetja për drejtësinë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, janë prioritete të PD-së, ka theksuar Basha dhe ka prezantuar edhe iniciativën e tij për vetingun e politikanëve.

Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan dhe konkretisht në Kosovë, Bosnje, dhe së fundmi edhe në Mal të Zi, me konfigurimin e shumicës së re qeverisëse.

Basha ka vlerësuar vëmendjen e shtuar të SHBA-së dhe NATO-s në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, ndërsa ka mbështetur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar mbi planin franko-gjerman të mbështetur dhe nga SHBA.

U diskutua edhe për impaktin që lufta në Ukrainë ka pasur në rajon.

Basha, edhe në cilësinë e reporterit të Këshillit të Europës për rindërtimin e Ukrainës, e njohu me rezolutën e përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës.

5 Komente

  1. X
    Xhafa

    Ti do ta luftosh korrupsionin ?! Sa paguan ti ankorimin e Jahtit në Monako ? (210'000 £) në vit!!!

    1. p
      pilo Lala

      Luli eshte e ardhmja jone, eshte shkelqimi i nje ylli ne ngjitje. Mos na i shkerd.hejne ne Amerike, zot ruaje te virgjer kete pamje hyjnore.

    2. x
      xhoxhi

      Ikë more lolo.Ti do luftosh korupsionin?Ti do rëzosh Ramën?Broçkulla.Ti nuk thua një fjalë për të syrgjynosur plakuan,ti ke frikë të shkosh në parlament,ta dogjën kariken etj etj dhe na shkon në Amerikë dhe na bën foto me kongresmenin!!!Pa luftuar deri sa të qërohet ti nuk do jesh kurë njeri për politikë.Të gjithë i vini anës dhe askujt nuk ja mban tia zërë rugën plakut.Pse nuk mer guxim ta ofendosh plakun siç bçn ai me ty?Nuk e bën se je edhe ti mut si plaku.Ti je ai që je sepse të mbajti plaku se për mënd je fyçkë...

      1. Texas

        Lulka mos eshte gje uuuua mami?

        1. A
          Arbeni

          Bir Selman i nënës kë të qaj më parë shkoi kjo punë.

          Lini një Përgjigje