Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për kaosin e shkaktuar ditën e djeshme në seancën plenare nga grupi i Berishës dhe Bardhit, ku pati edhe tentativë për zjarrvënie.
Ndërsa publikoi një video nga seanca e djeshme, Braçe shkruan se ndezja e zjarrit në Kuvend dhe tentativa për zjarrvënie, është krimi më i rëndë kushtetues në Shqipëri të cilin nuk e kanë bërë as fashistët gjatë pushtimit italian.
Braçe shton se deputetët përgjegjës duhet të marrin përgjigjie penale për veprimet e tyre.
“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk është pronë! Zjarrvënia në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nuk është djegie e pronës me zjarr. Jo! Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, është institucioni më i lartë kushtetues i vendit.
Ndezja e zjarrit në të për ta djegur është krimi më i rëndë kushtetues në këtë vend. Nuk e ka bërë as fashizmi gjatë pushtimit. Ndaj kush e merr me shaka, e relativizon, e shpërfill nga pikëpamja kushtetuese e penale bën gabim të rëndë.
Fashizmi që po sundon jetën politike për më shumë se një muaj me këtë mjet terrori, duhet të marrë përgjigjie kushtetuese e penale!”- shkruan Braçe.
Ditën e djeshme, seanca u shoqërua nga anormaliteti i krijuar prej javësh nga deputetët e grupit Berisha e Bardhi të cilët përveç përmbysjes së karrigeve, hedhjes së tymueseve, deputeti Flamu Noka ndezi edhe zjarr.
dolen kafshet nga kafazi, cfare pritet ?
dolen kafshet nga kafazi, cfare pritet ?
Shpellari mul noka i ka vënë zjarrin parlamentit dhe ju bëni sehir !? Pse nuk i hiqni imunitetin dhe të përgjigjet penalisht ky klysh maloku.