“Disa kanë probleme me drejtësinë”, Rama komenton incidentet në Parlament me deputetët e Rithemelimit

4 Dhjetor 2023, 20:20Politika TEMA

“Disa kanë probleme me drejtësinë”, Rama komenton

Nga asambleja socialiste në Shkodër, kryesocialisti Edi Rama komentoi situatën e prodhuar paraditen e të Hënës, në parlament nga deputetët e “Rithemelimit”.

“Në parlament është një hall tjetër shumë i madh i dikujt, thonë, por nuk është vetëm njëri, por janë disa që kanë probleme me drejtësinë dhe që e kanë marrë peng parlamentin me akte që zakonisht i bëjnë njerëzit kur dalin nga kontrolli”, tha Rama.

Zhvillimet në kampin opozitar, kryetari PS, kërkoi të shikohen si një leksion për Partinë Socialiste.

“Do ndahet edhe më shumë në çika. Na jep një mesazh shumë të qartë. Ne duhet të kujdesemi të bashkojmë njerëzit e zakonshëm. Shkodra, ndarja nga lart poshtë me kast e cinizëm dhe vendosja e barrikadave në çdo lagje, në çdo gardh duke i ndarë njerëzit është në dëm të njerëzve vetë. Nga kjo ndarje kush përfitoi? Qyteti që besoi atë qasje dhe ja ku është partia që ushqeu këtë qasje”, shtoi kryeministri.

Në Shkodër qytetin kampion të batutave Edi Rama i vijoi ato me të parin e qytetit.

“Demokrat e dinte se me të kandidonte për të bërë punë. Bravo, kush ia dha mundësinë ne. Beneti se ka marrë teserën, vetëm po ia dha Elisa me zot”, tha ai.

Edi Rama u rikthye në Shkodër 6 muaj pas fitimit të kësaj bashkie, fitore të cilën e quajti si sfidën më të madhe që i është bërë. Deklarimin se Shkodrën “e kemi dhe do ta kemi prioritet kryesor” e ilustroi me një mori projektesh të nisura dhe të tjera për tu vënë në zbatim si ajo me “Kalanë e Rozafës”, projektin e transformimit të zonës në ish-fabrikën e telave atë të Zdrales, rrugën Shirokë-Zogaj që ka marrë financim.

Përfshi rikonstruksionin e godinës së bashkisë dhe ndërtimin e rrugës së Dugagjinit. Kryeministri me herët pa punën e nisur në kantierin për formësimin e hyrjes së re të Shkodrës me një vlerë 5 milion euro.

1 Komente

  1. V
    Veterani

    Zoti Rama ! Si kryetar i shumeces keni pergjegjesi per normalizimin e situates ne parlamentin shqiptar . Berisha , vetem ne kamerat e parlamentit duket qe eshte gjalle , per çdo vend tjeter ai nuk behet dot i gjalle .

    Lini një Përgjigje