Asambleja e PS, Rama: Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, ka energji tjetër

4 Dhjetor 2023, 16:38Politika TEMA
Asambleja e PS, Rama: Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, ka

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, tha se në këtë qytet janë bërë shumë ndryshime.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, por një qytet që ka marrë një energji tjetër e mandje është shumë i pastër. 

“Në një kohë shumë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Është e dukshme sapo hedh sytë në qytet që Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që pashë që janë akset kryesore qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj që të jetë kështu edhe në lagje, por ajo që është e rëndësishme është që ky është një proces që ka nisur dhe në një kohë shumë të shkurtër, ka filluar të jetë mjaft i dukshëm dhe kjo nuk është e lehtë aq më tepër kur kemi parasysh që institucionet vendore në Shkodër kanë qenë përgjithësisht të fokusuara te punët e asaj partisë që sot është ndarë në shumë pjesë dhe te hallet private të njerëzve.

E dyta dhe kjo në një kohë të shkurtër, nga informacioni i vazhdueshëm që marr përderisa e ndjek në këtë periudhë Shkodrën me një përparësi të veçantë me jo shumë mund por përkushtim dhe me vëmendje është arritur që Shkodra të ketë një situatë krejt tjetër të ndriçimit publik. Ishte situatë e vështirë që kishte të bënte shumë më tepër me kujdesin dhe mirëmbajtjes sesa me ndonjë investim të posaçëm”, tha Rama mes të tjerash.

 

Lini një Përgjigje