Tymuese dhe zjarr në Kuvend, deputeti demokrat justifikon kolegët: Nuk ka ngelur gjë tjetër veç kësaj sjelljeje

4 Dhjetor 2023, 14:50Politika TEMA
Tymuese dhe zjarr në Kuvend, deputeti demokrat justifikon kolegët: Nuk

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja deklaroi se opozitës nuk i ka ngel gjë tjetër veç flakadanëve dhe tymuese në Kuvend, në një kohë që mazhoranca shkel kushtetutën dhe kërkon t’i mbyllë gojën.

Në studion e Ditarit në A2 CNN, ai tha se mazhoranca nuk e lejon ngritjen e komisioneve hetimore, pasi sipas tij  mund të ketë ministra e zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive, siç ndodhi me inceneratorët.

“Për sa kohë kjo mazhorancë nuk lejon opozitën të bëjë detyrën e saj në parlament, opozita nuk do të lejojë që ky parlament të jetë në normalitet. Është shumë e lehtë ngritja e komisioneve hetimore. Mazhoranca nuk e lejon, se ne pamë se çfarë ndodhi me komisionin e inceneratorëve dhe i me komisionet e tjera nëse lejohet opozita do të kemi ministra, ish-ministra e zyrtarë të lartë të përfshirë.

Opozitës nuk i ka ngel gjë tjetër veç kësaj sjellje. Nuk është normale, por a është normale që një mazhorancë si kjo e Ramës të shkelë kushtetutën me të dyja këmbët dhe t’i mbyllë gojën opozitës? Nëse ne e lejojmë që kjo të ndodhë, nuk jemi më vend demokrat, por jemi në diktaturë. Duhet të pranojmë që Shqipëria sot është vend autokratik. Opozita duhet të bëjë lëvizje deri sa kjo mazhorancë t’i thërrasë arsyes e jo forcës”, tha Gështenja.

Ai e konsideroi të turpshme praninë e gardës sot në parlament dhe kërkoi nga mazhoranca t’i thërrasë arsyes.

“Pa filluar seanca garda ishte në sallë, që nuk është normale dhe në shkelje të rregullores së parlamentit. Garda duhet të futet kur ka përplasje fizike ose kur kërkohet nga kryetarja e parlamentit. Është e turpshme kjo që ndodh. Kjo mazhorancë t’i thërrasë arsyes”.

Për vijimin e aksionit të opozitës, Gështenja tha se opozita duhet të jetë e unifikuar, ndërsa i bëri thirrje edhe elektoratit gri që të bashkohet me opozitën për të qenë alternativë qeverisëse nesër.

“Opozita duhet të jetë e unifikuar. Çdo deputet, çdo qytetar të rreshtohet kundër kësaj qeverisjeje, duhet të bashkohet me opozitën. Nëse ne vazhdojmë siç kemi vazhduar për dy vite kjo do të jetë në dëm të opozitës dhe në shërbim të Ramës. Duhet një vendimmarrje e të gjithë grupit parlamentar të të gjithë opozitës.

Deputetët e opozitës janë të gjithë bashkë dhe pa pronar. Ne ftojmë edhe pjesën gri që të jetë pjesë e opozitës dhe të bëjë një luftë me opozitën për të qenë alternativë qeverisëse nesër. Opozita nuk ka luksin për të përjashtuar askënd në mënyrë që të jemi forcë alternative përballë Ramës. Nëse vazhdon opozita e fragmentuar, nuk i shërben vendit, por Ramës”, shtoi Gështenja. 

5 Komente

  1. D
    Demokrati

    ZAGAR ! Pronarin e keni ju por tani po beheni me pronare te re dhe ta gezoni ...IDIOTE !!!

    1. G
      Gjeshtenja te pjekura

      - Humorist digje veten jo parlamentin . - Deputet qe kryejne akte terroriste haaaa shtete dhe drejtesi leshi . - Ju beni karra gjozin mazhoranca voton ligje, jeni ne sherbim te familjes kriminale Berrisha e jo te votuesit nuk ju ka votuar askush te digjni parlamentin por te debatoni ne paerlament . - Kur ju pretendoni se keni te drejte pse nuk i drejtoheni gjykates kushtetuese ? Ju shkoni ne gjykate kushtetuese per gjera koti . - Qellimi eshte presione ndaj SPAK kuvedhe ti je i perfshire ne nje afere ne Berat per sistemimin e lumit ku e keni defiguruar qytetin jeni te gjithe pjese e krimit me krye kapo nongrata Berrisha

      1. A
        Azio

        Cfare eshte ky llojdeputeti Eshte gesntenjè e pjekur apo e zjere. Po kush po ju ndjek juve zjarrvenesve te shqiperise,perfect disa qe jane llum si ju. IDJOTA te shkalles siperore.

        1. c
          ce

          ne seancen e radhes pritet te hyje ne parlament sa te filloje seanca krrici i faro pace qofte pilafit me kollaro, me 2 gishta lart hipur mbi furgonin e policise me gjysmen e trupit perjashta duke bere garipin para deputeteve te maxhorances.

          1. s
            shpiragu

            O z LEFTER je i pa degjuar dhe nuk te njeh askush.Ska asgje te keqe mbiemri qe te paret e tu e kane perdorur.Qendrimi jot si politikan kur shfaqet me opinione, per situatene turpeshme qe keni krijuar ne parlament ,ju bene me mbiemra kafshesh,shpendesh, zvaranikesh,bile dhe hienash.Nuk mund te perdorni metodat e Hitlerit sot mbas 80 e ca vjet perpara ,ESHTE TURP E SKANDAL o Lefter.Po te tere trut e gomarit keni ne koke ore I ZI.Duhet te ndalni kete marrezi sa me PARE.GJUKONI me qetesi dhe sipas ligjeve te Parlamentit .Nuk do te kete KOMISION per G O N I G A L te beni ju lloqe kavaje .E mbylli Amerika ate ceshtje.Uluni me kembet ne tok dhe thirrini ARSYES si burra shteti qe jeni moooor DJALE ,.......

            Lini një Përgjigje