Balla thirrje SPAK-ut të hetojë kaosin në Kuvend, Bardhi: Boll u ankuat për protestën e opozitës, po kërkoni të shpëtoni nga llogaridhënia

4 Dhjetor 2023, 14:10Politika TEMA
Balla thirrje SPAK-ut të hetojë kaosin në Kuvend, Bardhi: Boll u

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas thirrjes që ministri i Brendshëm Taulant Balla kishte për organet e drejtësisë në lidhje me hetimin e deputetëve që ndezën zjarr gjatë seancës së Kuvendit.

Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se në fakt ata që duhet të hetohen janë ata që “e kanë shndërruar prej kohësh sallën e seancave plenare në një skenë krimi.”

''Edi Rama dhe Taulant Balla i kanë vënë zjarrin Shqipërisë prej 10 vitesh dhe e kanë shndërruar prej kohësh sallën e seancave plenare në një skenë krimi, ku kalohen ligje korruptive për të favorizuar përfaqësues të krimit të organizuar apo ortakët e tyre në biznes.

Vetëm me kontratën e koncesionit të sterilizimit gjykata dhe prokuroria e posaçme kanë konstatur se kanë vjedhur plot 60 milion euro. Vetëm me zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike i siguruat më shumë para një përfaqësuesi të krimit të organizuar në Shkodër që sot është në burg se ka udhëruar vrasje. Vetëm me ndryshimet e ligjit të koncesioneve i hapën rrugë vjedhjes së milona eruove me kontratat e inceneratorëve sipas interesit të Klodian Zotës dhe Mirel Mërtirit. Këto janë skena krimi që kanë nevojë të hetohen nga drejtësia, jo karriget e opozitës në foltoren e Kuvendit.

Boll u fshehet pas Gardës dhe boll u ankuat për protestën e opozitës në Parlament që shpreh mospajtimin me këto çështje. Interesi i qytetarëve e kërkon që aferat korruptive të Qeverisë Rama-Balla të hetohen, nga Parlamenti dhe nga drejtësia. Përmes mohimit të hetimit parlamentare, ju po kërkoni të shpëtoni nga transparenca dhe llogaridhënia, me besimin se do shpëtoni edhe nga drejtësia!

Parlamenti nuk mund të jetë skenë krimi permanente ku ju miratoni ligje me porosi dhe më pas nuk lejoni opozitën të ushtrojë të drejtën e saj të kontrollit parlamentar mbi zbatimin e këtyre ligjeve. Kthimi në normalitet i Parlamentit kalon përmes respektimit të Kushtetutës. Në të kundërt, ju do ta vazhdoni ta trajtoni Kuvendin si sallë ku votoni për të pasuruar veten dhe varfëruar shqiptarët'', shkruan Bardhi.

3 Komente

  1. U
    Uuuaaaa Bardha po c'pate moj

    Bardha uuuuuuaaaaa moj Bardha ti je nje femer hiç je kot . Ke duart me gjak dhe ke frik mos ta rrasin dhe ty burgun si pjesmares dhe organizator i vrasjes . - Faji nuk eshte joti moj zonje por i karra duzit qe qendrone ne burge dhe nuk tregone bashpunimin tuaj ne vrasje te lumte vrima kur ke gjetur qorra qe mbajne burgun per nje kurrve femer si ty

    1. F
      Faiku

      O pederast bardha, po ti plase për pasurinë e popullit duke gërthitur, këtej shksterron e djeg pasurinë e satëme dhe të tyteti. O ty ta qiftë kina brezat e gjakut që mban ti. O plerë, surrat me maska, nuk ke faj ti o pler, në elbasan një njeri u vra, dhe ti që kryesoje bandën, sot bln deputetin. Digjini sa rama e berisha janë bashkë, pastaj kur ta mari berisha, tja fusë ramës kokën në bythë se e meriton. Muter, rrugeçër, gjith ai fond, kush e paguan o plerë, janë për faqe të zezë pensionistet, ju edhe digjni edhe shpërbleheni.

      1. s
        shpiragu

        GAAAAAAZ,i ke duart me gjake deri ne brryl .VRAVE doktorin diten me diell e ne mes te BULEVARDIT ne Elbasan,kete do ta paguash para drejtesis Te ka fyutur kebet ne nje KEPUC Saliu dhe nuk do te fali kuuuuurr burgun e bodiguardit te tij .Gaz cdo fjal ,cdo deklarat e jotja eshte BAJATE dhe nuk bind as budallajin me te madhe ne bote.KE mbajtur detyren e sekretarit te P D ,mos e harro kurre kete.Kerko cfar ti e konsideron te drejt te mohuar,POR ndiq RRUGEN Ligjore dhe prit te flasi drejtesia.NE te kundert po gabon rend dhe nje DITE do maresh ate qe MERITON .

        Lini një Përgjigje