Tymuese dhe zjarr nga Rithemelimi, agjentët e BKH “zbarkojnë” në Kuvend

4 Dhjetor 2023, 11:47Politika TEMA
Tymuese dhe zjarr nga Rithemelimi, agjentët e BKH

Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Gardës, ku pati dhe një tentativë për zjarrvënie.

Në përfundim të seancës bëhet me dije se në sallën e parlamentit kanë shkuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët kanë nisur mbledhjen e provave.


Ashtu sikurse ka ndodhur dhe gjatë seancave të kaluara, deputetët e Rithemelimit bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit.

Ndërsa deputeti Flamur Noka tenton t’i vëjë zjarrin parlamentit, pasi shihet teksa ndez disa fleta dhe i vendos poshtë grumbullit me karrige.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi deputetin demokrat dhe mbylli seancën plenare ku ligjvënësit do të flisnin për problematikat e zgjedhësve. Ka qenë ndërhyrja e Gardës ajo e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarri dhe mospërhapjen e flakëve.

 

 

1 Komente

  1. E
    Emigranti

    Hiqeni mandien e deputetit . vetem atehere do te shikoni se si do rije Noka dhe kushdo Noka ....te gjithe njesoj perpara ligjit ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje