Deputetët e Rithemelimit hedhin tymuese në Kuvend! Nikolla përjashton Flamur Nokën: Keni shkelur rëndë rregulloren

4 Dhjetor 2023, 10:12Politika TEMA
Deputetët e Rithemelimit hedhin tymuese në Kuvend! Nikolla

Që në nisje te seancës plenare, deputetët e Rithemelimit kanë ndezur tymuese.

Ata kanë shkuar herët në Kuvend dhe kanë mbledhur karriget prig në foltore dhe ndezën një tymuese në seancën që sot duhej të diskutoheshin problemet e qytetarëve pas javës së gjelbër.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin Flamur Noka, pasi nxorri tymuese para foltores së Kuvendit, në përpjekje për të ndërprerë seancën plenare. 

Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.

 

 

 

1 Komente

  1. P
    Pandeli Bida

    Shikoni o popull se çfarë plehëra çoni në kuvend. Ndyrësira, injorant, pa kulturë. Jan fatkeqësi e madhe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje