
Nga ENDRI FARKA
Partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar dhe pas marrjes në shqyrtim të situatës politike e ekonomike në vend zbardhi rezolutën për aksionin opozitar.
Në fjalimin e tij të gjatë Berisha nuk pati asgjë të re nga ligjërimet e ditëpërditshme ku mosbindjes civile kësaj here i shtoi edhe “zgjimin e luanit” që nënkuptonte bashkimin e demokratëve dhe shqiptarëve e që sipas tij kjo fuqi do t’i jepte fund “narkoktaturës së Edi Ramës”.
Disfata e hidhur në zgjedhjet e 14 Majit nuk shërbeu si mësim dhe Kuvendi votëbesoi sërish Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.
Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja për herë të parë e të bijës së Berishës, Argita Malltezi, e cila po ashtu mbajti fjalimin e saj të parë publik në Pallatin e Kongreseve. Megjithatë për futjen apo jo në politikë të saj, i ati dha një përgjigje jo shumë të qartë duke u shprehur se të paktën deri tani përfshirja e saj shkon deri në kufijtë e aktivistes. Por shpeshtësia e daljeve të saj në media kohët e fundit të lë në pritje për lëvizjen e radhës.
Çfarë tërhoqi vëmendjen në dallim nga një vit më parë ku demokratët, qoftë nga forumet e PD-së, qoftë fansa apo njerëz që nuk kishin lidhje me strukturat e PD, mbushën një pjesë të stadiumit Air Albania, Berisha këtë radhë nuk u kujdes shumë për dukjen.
Të mbledhur në Pallatin e Kongreseve, vend për të cilin Berisha u tall me Bashën 2 vite më parë, dukshëm kishte karrige bosh. Ishte aq e dukshme sa e pranuan dhe deputetët, mbështetës të Berishës.
Pohimi i Edi Palokës se “nuk janë ditët më të mira për ne” apo thirrja e Luciano Boçit “mos na numëroni sa jemi, por lexoni idalet që kemi” nuk e zbehën faktin që në Kuvend nuk kishte më shumë se 500 vetë.
Dy vite më parë, PD e Berishës në stadium numëronte 4920 delegatë, ndërsa sot zyrtarisht janë 1600. Edhe pse shifrat tregojnë të kundërtën, në këtë Kuvend duket se i vetmi optimist është po vetë Berisha, pasi në mesin e besnikëve të tij nuk duket ndonjë entuziasëm politik. Kjo pasi në hapjen e këtij eventi u tha se ishin 1500 delegatë, por dhe ato që ishin në shumicë braktisën karriget duke u larguar.
Të 17 deputetët e grupit të Gazment Bardhit nuk ishin të pranishëm, e po ashtu në mungesë në një status në Facebook reagoi edhe Ervin Salianji.
Ai shkruajti se jetike për opozitën tashmë jetik dhe i domosdoshëm është një ndryshim i thellë si në koncept dhe dimension. “Nevoja për t’i hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!” – ishte citimi me të cilin duket se shigjetoi Berishën.
Fotot e shkrepura brenda Pallatit të Kongreseve, të karrigeve bosh me lëmshin zhurmëmadh të kritikave të brendshme e pohimeve të vetëfajësimit, tregojnë qartë mungesën e një strategjie të përbashkët, e me sa duket “luani” për të cilin Berisha flet nuk do zgjohet akoma.
*Kryeredaktor Gazeta “Shqip”
E kujt i plasi po per shpellarin Dali plehra
Po kur votohet levizin njerezit
Ka mbetur te perkrahesit e Fisit, te q***a Kim Yongun !
Në opozit të gjithë duan të bëhen kryeministër.Sot situata është kritike pasi që tani e dim që PD nuk do pranoj humbjen e zgjedhjeve të 2025.Por dihet që vetëm në Mirdit, Lezhë., apo Pukë, deputetët e opozitës kanë shpres për të kandiduar dhe shpresuar., gjetkë është gati e pa mundur.
Mos shikoni karriket bosh, por ato qe jane plot, qe mjaftojne per te marre pushtetin ne epoken e re sllave qe po afron ne Shqiperi. Shikoni se cfare po ndodh ne Ballkan dhe do te kuptoni se e ardhmja i takon Argita Karaxhich Berisha Malltezit: Serbia ka ikur pa kthim te Rusia. Bosnja iku tani. Mali i Zi po ikën, sepse Rusia mori atje qeverinë në 2020, në vitin 2023 mori edhe presidencën, e cila pa u ulur mirë në kolltuk nxitoi të bashkohej me projektin Vuçiç-Lavrov të “Ballkanit të hapur” dhe bën kryetar parlamenti kryeçetnikun serb Mandiç, i cili në 2016 ishte protagonist në grushtin e shtetit ruso-serb në Mal të Zi kundër Natos.
Saliu me gjithe partin e tij te folketores,do fiton ne 2025,p...n e semes.