Bamir Topi: Berisha të bëjë grevë urie që ta provojë vetë të shkojë drejt vdekjes. Të mbahet mend që bëri një gjest

2 Dhjetor 2023, 17:56Politika TEMA
Bamir Topi: Berisha të bëjë grevë urie që ta

Bamir Topi i ftuar, ka komentuar Kuvendit Kombëtar të mbajtur dje nga Sali Berisha, ku ky i fundit është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit me 938 vota pro.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Topi është shprehur se opozita tanimë është kthyer në “qesharake”, por nga ana tjetër sipas tij kjo është një “dramë e madhe për shoqërinë shqiptare”.

Ndër të tjera ai është ndalur dhe në daljen publike të së bijës së Berishës, Argita Malltezit, për të cilin ish-presidenti Topi tha se ajo është e predispozuar të ecë në hapat e të atit, por do të varet sa do e lejojë ky i fundit.

Sipas tij në një parti të dominuar nga “njëshi” preferencat e para për trashëgiminë janë te pjesëtarët e besuar të familjes.

“Ashtu sikurse unë shikoj dinamikën e lëvizjeve në opozitë, do të vijë një ditë kur opozita do të bëhet qesharake. Jemi në një teatër ku po luhet një komedi. Kjo është komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë. Duke parë që situata rrotullohet rreth një individi të pashpresë, kjo shoqëri po shkon në një situatë të pashpresë.

Grupi i Bardhit ka preferuar të mbajë bashkimin në parlament duke i dhënë prioritet kohezionit parlamentar. Në jetën politike jam rezervuar në komentet rreth familjes, por jemi në politikë, unë shikoj që e bija e Berishës nuk është një personazh që shfaqet rishtaz. Ajo që konsiderohet risi është shfaqja publike.

Zonja Malltezi ka thënë që i përket shtresës së mesme, ndaj më duhet një kohë e gjatë për të parë formëzimin nëse marrim si pikë referimi që zonja Malltezi është shtresë e mesme se si është shoqëria shqiptare.

Ajo parti mund të përcaktohet si një parti që dominohet nga njëshi dhe kur dikush e dominon patjetër që preferencat e para janë të trashëgimtarëve brenda familjes. Kjo është diskutuar gjerë e gjatë, por sot shihet qartë që në një moment të vështirë të Sali Berishës pretendohet të fuqizohet me elementë të rinj si ato brenda familjes.

Ajo shprehet se nuk pretendon më tepër se kaq, nëse Berisha do kërkonte kompromis për tërheqjen nëse vazhdon e bija, do të ishte Argita ajo që do e zëvendësonte?

Jam i bindur se gjithçka që në çdo lloj rrethane gjithë predispozicioni është që ajo të ecë në hapat e të atit, por varet sa e lejon ai. Megjithatë unë këtë e shoh si stacionin e fundit, nuk ka stacion tjetër më, është pika fundore e partisë”, tha ai.

Në lidhje me thirrjen e ish-kryeministrit për grevë urie dhe mosbindje civile, Topi u shpreh se ka ardhur koha që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori, i cili rrezikoi jetën.

“E keni parë zotin Berisha që i hedh deklaratat përtej të mundshmes. Ajo bëhet për të thirrur nën forcë ‘eja në radhë’ militantët. Kush është jashtë këtij informacioni e shikon fatin e Berishës të mbyllur. Unë besoj se është një kapitull që duhet të jetë i fundit. Duhet të jetë epilogu.

Unë kam eksperiencën e jetës politike. Thënieve të tij se do ketë gjeste deri të mosbindje civile…më kujtohet kur i ndjeri Pjetër Arbnori, i cili shkoi në prag të vdekjes. Sot mesa duket ka ardhur dita që vetë zoti Berisha për t’i dhënë besim kësaj lëvizje të bëj grevë urie që ta provojë vetë. Të shkojë ta provojë. Boll ka parë të tjerët. Të mbahet mend që tek e fundit bëri një gjest”, tha ai.

15 Komente

  1. k
    konviktori

    Po ku ke moral ti ore Bamke qe ke dale nga sqetullat e tij!PD-ja eshte nje m.t i madh dhe te gjithe ju, jeni copat e saj,ku padyshim qe copa me e madhe eshte Saliu!

    1. K
      Kalec Dega

      Mjere Shqiperia dhe presidentet e saj...Rrofte Baromi!

    2. 0
      007

      O Popull dilni e degjoni se ka dale Bamir Topi ka kohe qe nuk del , mirpo i ka vene syte bylmezi vendit te Saliut ne krye te P.D - se. Ky inorant gjentik analfabet funxional u be njehere Presidenti i Boleve te Saliut tani i eshte mbushur mendja trapit se behesh ka.ollaj sic dhe u be President. Ky me sekserin e emrimeve e drejtesi policin Sali Shehu dhe Gabelin Cim Hajdari qe boni prokuror ka ambicje. Turp dhe vetem turp , shko bojatise floket o Pederasti Topi.

      1. V
        Vranakonti

        Nuk ja mban bytha Saliut te futet ne greve urie,se e ha te semes.

        1. J
          Jo ne greve se na duhet ta kemi kunder syrit te ke

          Mire e ke thene sot; por puna eshte se si do shohim estrade ne populli nese futet plaku ne greve urie. Ai e di kete dhe do vazhdoje te luaje estraden e tij falas per ne fukarenjte.

          1. e
            emigranti

            vete ai jo po do ju mbushi mendjen budallanjeve demokrate

            1. B
              Bamir Topi eshte mire te mos flase !

              z.Bamir Topi si i lindur dhe ritur ne Tirane ! Ti ha thua se nuk ja dije preardhjen saliut se nga te cilat rradhe vinte si Sekretare i PPSH dhe njeriu me i besuar ne Familien e i ish Dikatorit Hoxha ! bashkepunove gjoja si Demokrate dhe gjoja si Familie e presekutuar..dhe perfitove ato qe edhe sote te ka bere njeri te pasur ,gjofshin ato Pasuri te trasheguara nga Familia jote qofte nga te ardhurat nga Politika... Prandaj edhe juve zoteri mos kujtoj se je i paster sic mundohesh te prezantoshe veten ! Ik futja nje Pace se ajo te ka munguar tere Jeten dhe ja ke haritur qellimin...sa per Popullin apo Demokracine ! edhe juve zoteri e kishit vetem per Iteresat personale dhe Familiare .

              1. Z
                Zaza

                O bamir tu ka bo ves rrena. Po behu pendito per saliun se keni bere bashke zgjedhjet e majit 96 torturove njerez ne baldushk ti dhe erzen brecani pendohu per 21 janarin o rrote Po ik bo dhe libra me te paverteta ti nuk ke qene parlament 97 2001 se i himbe thelle zgjedhjet ne petrele Ik bame rri rehat

                1. A
                  Asd

                  Po flet Bamke Qylollari.

                  1. P
                    Populli

                    O Top, perpara se te japesh mend, te lutem jep nje pergjigje per 21 Janarin 2011: te ty e drejtoi Berisha ate gishtin tregues "Horr Bulevardi"? Por vec horrllekut (te cilin mbaje per vete, se nuk na duhet dhe aq shume sadoqe nuk jemi dhe aq komb imoral sa te kemi ne krye nje horr bulevardi!), a shkon dot ne SPAK te deklarosh cfare nuk pe dhe pse nuk e pe ate dite te zeze kur shteti, me ne krye ty, pushkatoi, me ushtri, nje popull te tere?!?! Per kete fol Top, se per kete ishe President, jo per topet e tjera.

                    1. C
                      Colo

                      Bamke Topja ........Je nje lloj me Salen dhe Liken. ......Hajdut

                      1. E
                        E verteta

                        Berisha eshtë një Esad Pashë i dytë por Ty je njeriu me qesharak, për zotin e madh e kam me gjithë mend. Ty je fenda e politikës shqiptare, çuditem që del ne ekran, por Ty natyrisht që se kupton, se ndjen sepse je një copë qenef Tirone

                        1. A
                          Ambiguitet

                          Bamir ish miku yt Zaçe tregonte histori kur kalove nga Kakavija dhe ja dhe doren ne kufi. Te kujtohet besoj, po do detaje ti jap une. Mos dil me ne tv se vetem me politikanin burrin dhe intelektualin ske lidhje

                          1. D
                            Demokrati idealist

                            Sipas meje B Topi ka qenë një politikan i moderuar dhe i matur,asnjëherë nuk ka qenë ekstremis si sali malok qenefi. Edhe për 21 Janarin 2011 haleja i komit e quajti rrugaç bulevardi,sepse ai përkrahu kryeprokuren të cilën me një veprim rrugaçi e quajti lavire bulevardi,kur në të vërtet ishte ai vet një lavire kriminele.Ai qenef sali haleja duhet plasur në burg ,duhet çuar tek vëndi i qenit.

                            1. ¿?

                              Akoma me kete Bamir Topen merreni ju, mo?

                              Lini një Përgjigje