
Kryelajmi i kuvendit të Rithemelimit nuk ishte deputetit italian i Forza Italia, që erdhi si shpërblim ndaj heshtjes së Berishës për marrëveshjen Rama- Meloni.
Nuk ishte as rezoluta kundër SPAK, institucion që ai sulmon çdo ditë nga bunkeri i tij.
Nuk ishte as përsëritja e akuzave të vjetra e të lodhura ndaj Bashës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nuk ishte as braktisja e demokratëve, që e lanë sallën të zbrazur, si dëshmi e lodhjes dhe vetëdijsësimit mbi revolucionin e rremë, që ka për qëllim mbrojtjen e Berishës dhe familjarëve të tij nga SHBA dhe drejtësia.
Jo, lajmi nga kuvendi i Rithemelimit ishte zbritja në politikë e Argita Malltezi Berishës. Vjazës së ish-kryeministrit, po ashtu të shpallur non grata nga SHBA, e cila u fut zyrtarisht në linjën e trashëgimisë politike të të atit.
Me burrin në arrest shtëpie, me të atin në hetim nga drejtësia dhe në mos të madhe, me të vëllanë në aromë SPAK-u, me gjasë ajo dhe i ati e shohin si të vetmen në gjendje të çojë përpara betejën e Sali Berishës. Në mbrojtje të asaj që mund të mbrohet nga trashëgimia politike dhe materiale e familjes më të pushtetshme të Shqipërisë.
Zbritja e saj në fushë, ditën kur munguan deputetët “neutral” të PD-së, që presin lodhjen, arrestimin apo largimin nga kjo botë e Berishës për të marrë rol aktiv në punët e opozitës, ishte mesazhi me të cilin u mbush nje vakuum që nuk ka ekzistur kurrë në kokën e Berishëve.
Familja para së gjithash. Mbrojtja e saj para PD. Mbrojtja e saj para Shqipërisë.
Për ta nuk ka rëndësi shkatërrimi i opozitës; Fitorja e Ramës; Humbja e PD-së. Të gjitha këto janë detaje të pa rëndësi, karshi halleve të tyre të mëdha.
Prandaj, kushdo që i ka dhënë imazhin apo fjalën e tij Berishës këto muaj agonie, duhet ta ketë të qartë se po lodhet kot. Trashëgimia e tij, ajo copë e Rithemelimit me aksione përherë e në rënie, do t’i kalojnë të bijës, jo ndonjë deputeti që ka vendosur shishen e qumështit në radhë.
Kushdo që me vetëdije apo pa vetëdije është bërë mburojë për Berishën para SPAK dhe SHBA, duke ngritur tymnajën e karrigeve parlamentare, e duke devijuar vëmendjen e opinionit publik, po i jep alibinë e “viktimës politike” Berishës dhe fronin e Rithemelimit të bijës. Ndërsa për vete po fiton epitafin me të cilin Berisha nisi një epokë që po mbyllet me të, atë të bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës.
Po pse o ,si Enveri do te veroi edhe Saliu. Enveri ishte ai qe i dergonte femijet ne aksione se bashku me femijet e popullit,madje nuk hipnin as ne sedilet e gabinas se "Skodave" ,por ne karroceri . Enveri ishte ai "diktatori " qe djalin e dergoi ixhinjer ne UMB Durres,e ne pune sipas profileve. Jo, or jo ,Saliu eshte babaxhan baba. U dhuron toka, u firmos bisnese sipas porosise se vajzes ecila mer % -ndjen, pa djalit i hap edhe " fabrike" > Ja tani Vajzes po i le trashgimni edhe Partine " Foltoren" edhe pse eshte pa vule' Bravo, o Sali... !
Agjentin e Beogradit e zevendeson mbesa e Beogradit.Ajo i ka bere edhe disa ndere që ja kan kerkuar dojat e nenes dicka te Vogel "Te bëjnë ato dosjet e clirimtarve te Kosves që this paraqesin si terorist.Detyre te cilen e ka kryer me nder.Pse te osman marijuana edhe P.D-n ?
Gabim o shoku Sali, shume gabim. Duhet te kishe nxjerre Lirien ne skene, si dame maç, por edhe mbase na rregullon maredheniet me Mongoline.
Ja ka bllokuar SPAK 5 milion euro.Ka arrdhur koha që ti përvishet punës dhe goca Kryeministrit.Mbaroj jeta luksoze për fëmijët e politikanëve tanë.
Familje mafioze,qe te gjithe non grata,njeri arrest shtepije,kryekrinineli Sali mut Berisha detyrimin paraqitje. Qe te gjithe jan bere qesharak dhe lengaraq.
Eh mer Sali ja arrite dites qe te kthehesh ne klloun para shqiptareve.
JU lutemi mos i nxirrni me foto keto fytyra të shemtuara e të urryera. Keta janë krye hajutet që shkaterruan Shqiperin per tu pasuruar dhe bëjnë jete sheikesh dhe sfidojne DREJTESIN.
Argita Berisha Malltezi ka marre detyra konkrete per te trasheguar postin e te atit si kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi.
Bobo dhe fytyrat ql i rrinë pas, të kallin poshtersinë që kanë brënda. Shif turij e budikardit të shofësh shpirtin e e birishës, shif lirin që qesh apo qan hajde mere vesh, shif argitën ku i shoqi ndiqet nga drejtesia, qesh se babai si kapedani shikon ëndrra ku duhet ti hajë mileti. Korba kjo familje, që neverin e njetëzve e msrin si kompliment për një plak zevzek.
Gazo, nuk je ti që do mbetesh pas Sa-lehit. Mblidhe mendjen! Atë do ta trashëgojë familja, Argita. Ta dhanë sot një sinjal.
Bravo Daktorri. Keshtu eshte e sigurt qe nuk i ngacmon me njeri ! Argita do te jete mburoje per familjen e vet dhe Xenin plus do ta kete me te lehte te pastroje lekun e korrupsionit tend! Nje nder te vogel Argita, ma vesh vellaun pulic e vota jeme eshte per ty! Argita, Xeni